Kjo 2I korrespondon me nevojën e identifikuar për krijimin e një Qendre Rinore në komunën e Zelinos. Iniciativa do të shqyrtojë pikëpamjet e qytetarëve (përmes hulumtimit dhe analizës) mbi nevojën për një qendër të tillë dhe do të lehtësojë krijimin e një grupi pune të palëve të interesuara për të zhvilluar një dokument mbi nevojën për një Qendër Rinore, funksionet dhe përmbajtjen e saj kryesore / program që Qendra mund t’u ofronte atyre. Pasi dokumenti të hartohet, ai do të promovohet dhe diskutohet më tej me publikun e gjerë përmes një debati të hapur. Do të bëhet një video informuese për të gjithë iniciativën për krijimin e një qendre rinore. Video do të shpërndahet në stacionet lokale televizive dhe në mediat sociale dhe do të rrisë ndërgjegjësimin e publikut dhe t’i përgjigjet nevojave.