2I do të adresojë apatinë dhe plogështinë e të rinjve kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen politike dhe aktivizmin në komunën e Qendrës. Aktivitetet e saj janë të dizajnuara në drejtim të përmirësimit të nivelit të përfshirjes së të rinjve në procesin e vendimmarrjes në nivelin lokal, përfaqësimit më të mirë dhe rolit aktiv të të rinjve në punën e komunës. Do ta bëjë këtë përmes hulumtimit gjithëpërfshirës dhe analizës sasiore dhe cilësore të shoqëruar me seminarin, duke rezultuar në një përmbledhje të politikave me rekomandime të cilat do të promovohen gjerësisht përmes fushatës së hollësishme dhe do t’u paraqiten autoriteteve komunale dhe partisë për shqyrtim të programit të saj për zgjedhjet lokale.