Kjo 2I synon të informojë komunitetin për premtimin/masën e qeverisë për restaurimin e Akuaduktit në Shkup. Në këtë kuptim, për të mobilizuar dhe rritur ndërgjegjësimin e të rinjve në lidhje me këtë masë, do të zbatohen një sërë aktivitetesh të tilla si: krijimi i një strip komiku për fëmijë rreth asaj që është në të vërtetë Akuadukti dhe cili është kuptimi i tij sot; krijimi i një logo me një mesazh rreth Akuaduktit e cila do të shtypet në një bluzë që do t’u shpërndahet qytetarëve në sheshin kryesor; dhe prezantimi përfundimtar me një arkitekt të famshëm i cili krijoi planin për restaurimin.
Të gjitha aktivitetet brenda nismës do të shpërndahen rregullisht në mediat sociale.