Kjo 2I synon të informojë publikun për ndikimin e digjitalizimit të Ambasadave në drejtim të ofrimit të shërbimeve efektive për shtetasit që jetojnë/qëndrojnë jashtë vendit.
Nisma do të organizojë një tryezë diskutimi me palët e interesuara përkatëse, si dhe me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe organeve të tjera përkatëse që janë përgjegjës për zbatimin e premtimit të dhënë qeveritar.
Pas tryezës së rrumbullakët dhe përfundimit të pikave kryesore, do të fillojë një fushatë mediatike e nismës. Për hir të njohjes, nisma do të ketë logon e vet, do të reklamohet në disa nga portalet më të lexuara në internet, si dhe reklama me pagesë në mediat sociale. Në ndërkohë, gjatë fushatës mediatike, do të krijohen disa video edukative dhe informuese në lidhje me nismën, aplikacionin dhe shërbimet e disponueshme të aplikacionit.