Mbështetje për Qendrat kërkimore-analitike të partive politike

Qendrat kërkimore dhe analitike

Në partneritet me katër partitë politike që kanë Qendra hulumtuese analitike (QHA) të financuara nga qeveria, projekti filloi me Programin për zhvillimin e kapaciteteve. Ky program ka për qëllim që të ofrojë asistencë teknike për të ndërtuar kapacitetet e QHA-vë për të realizuar hulumtime të bazuara në dëshmi, për të zhvilluar politika dhe për të edukuar konstituentët e tyre.

IFES nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me këto katër parti politike, me qëllim që të ndihmojë në realizimin e objektivit të përgjithshëm të projektit: Procese zgjedhore demokratike dhe të besueshme që lehtësojnë pjesëmarrjen politike dhe integrimin social duke i mundësuar votuesve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të jenë llogaridhënës.

Si pjesë e këtij program të gjatë, IFES- filloi ciklin e parë të aktiviteteve  të përshtatura parazgjedhore, duke përfshirë ndërtimin e kapaciteteve në fushën dizajnimit të hulumtimit, analizës dhe përpunimit të të dhënave, si dhe aftësitë prezantuese duke përfshirë përgatitjen e dizajnit dhe grafikave informative. Programi është krijuar dhe përshtatur në bashkëpunim me QHA-të dhe partite politike, duke u bazuar në nevojat e tyre dhe nevojat e qytetarëve.

Duke marrë pjesë në projekt, përfaqësuesit e partive politike do të kenë mundësinë që të mësojnë dhe të ekspozohen në teknikat dhe mundësitë e reja për të përmirësuar zhvillimin e politikave publike, dhe komunikimin dhe ndërveprimin me konstituentët e tyre.

Për më tepër, pasi të përfundojë ndihma teknike dhe mbështetja vijuese, partitë politike do të kenë mundësinë që të zbatojnë qasje programatike dhe të përqëndruar më shumë te qytetarët për të tejkaluar narrativat e tyre etnocentrik dhe të përfshihen në zhvillimin e politikave, duke bërë proceset zgjedhore më përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse.

Qytetarët do të informohen më mirë dhe do të kërkojnë llogaridhënie nga zyrtarët e zgjedhur, duke detyruar partitë politike të jenë më të përgjegjshme dhe të orientuara nga qytetarët.

Galeri