Çdo fillim e ka një fund.
Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se gjenerata e parë e përfaqësuesve të Forumeve Rinore e kanë përfunduar me sukses procesin 9 mujor të Akademisë së Politikave Publike.
Kjo Akademi u krijua në tre kapituj të cilat u zhvilluan në periudha të ndryshme të vitit.
I gjithë ky proces filloi në Dhjetor ku partitë politike nominuan përfaqësuese të tyre të Forumeve Rinore dhe për herë të parë ne u takuam me ato në një trajnim tre ditor në Shkurt.
Pandemia globale – Kovid 19 ishte një sfidë, ku ne u munduam që kapitullin e dytë ta adaptojmë nga takime me prezencë fizike në takime virtuale me anë të vebinarëve dhe platformave virtuale.
Asgjë nuk mund ta ndryshojë efektin e qasjes fizike të njerëzimit, për atë edhe ne duke i respektuar të gjitha rregullat dhe masat e dhëna nga qeveria vendosëm që kapitullin e tretë ta organizojmë me prezencë fizike në shtator.
Qëllimi i kësaj Akademie ishte forcimi i kapaciteteve të përfaqësuesve të Forumeve Rinore të partive politike në shkrimin dhe zhvillimin e dokumenteve për politika publike së bashku me planin e veprimit dhe në të njejtën kohë të mundohen që të gjejnë një mënyrë se si këtë metodë të mund ta përfshijnë në programet e partive politike.
Edhe pse periudha e marrjes së dijes nga Akademia ka përfunduar, tani fillon koha kur kjo dije e fituar të vërtetohet nga ana e pjesëmarrësve në procesin e shkruarjes dhe zbatimit të iniciativave inovuese duke u bazuar në dokumentet për politika publike.