Akademia për politika publike - moduli #3: Ju nuk jeni vetëm

Rinia e partive politike, Parti Politike

23 pjesëmarrës nga të rinjtë e 10 partive politike në vend dhe një iniciativë qytetare, morën pjesë në modulin e tretë të Akademisë për politika publike (APP), të titulluar ,,Ju nuk jeni vetëm’’ (Prosperitet në botën shumëpartiake dhe pluraliste).

Gjatë ditës së parë, pjesëmarrësit mësuan për “Të kuptuarit e të tjerëve/politikës së identitetit” Ata diskutuan për rëndësinë e marrëdhënieve ndëretnike në shoqëritë multietnike, politikat e identitetit përtej ndarjeve etnike, kulturën e anulimit dhe degëzimet e saj.

Ndërsa, në ditën e dytë të këtij moduli, pjesëmarrësit morën pjesë në këto sesione:

Pjesëmarrësit e modulit “Ti nuk je vetëm! Arti i kompromisit” mësuan se si të komunikojnë me homologët e tyre në një kontekst politik gjithnjë të ndarë. Ata gjithashtu mësuan për rëndësinë e kompromisit në një shoqëri konfliktuale, duke marrë parasysh interesat, vlerat dhe ideologjinë e të tjerëve.

“Opozitat: Ballafaqimi me tjetrin”, PJESA I dhe II kishin të bëjnë me ushtrimet debatuese në kohë reale mbi temat aktuale në politikë, duke sfiduar politikat – duke shmangur konfrontimet e sulmeve personale.

Në ditën e fundit të seminarit, sesioni i parë iu dedikua zhvillimit të dokumenteve të politikave dhe angazhimeve të komunitetit. Gjatë këtij sesioni, pjesëmarrësit shtjelluan gjendjen e dokumenteve të politikave që ata i kanë përpunuar, problemin e identifikuar në komunitet/komunë, veprimet që i kanë ndërmarrë, rezultatet e pritura dhe angazhimet me komunitetin. Kjo detyrë, e cila po zhvillohet që nga seminari i dytë i APP-së, ka për qëllim që të zhvillojë kapacitetet e pjesëmarrësve për procesin e zhvillimit të politikave të bazuara në dëshmi, të fokusuara në nevojat e qytetarëve. Këto aktivitete do t’u japin pjesëmarrësve mundësinë për të zbatuar njohuritë dhe aftësitë e fituara në situata reale dhe përmes angazhimit me qytetarët.

Në sesionin e fundit, pjesëmarrësit u njohën me “Llojet e sistemeve zgjedhore: shpjegimi i nuancave”, ku pjesëmarrësit mësuan për avantazhet dhe disavantazhet e llojeve të ndryshme të sistemeve zgjedhore.

Galeri