Punëtoria e parë me Akademinë e dytë për Politika Publike

Rinia e partive politike

Punëtoria jonë e parë me gjeneratën e dytë të Akademisë për Politika Publike u mbajt nga 19-21 mars në Veles.

Brez i ri me energji të re, kështu filluam ditën tonë të parë.

Edhe pse pjesëmarrësit vinin nga 9 parti të ndryshme politike në vendin tonë, ata ishin shumë të angazhuar dhe të etur për të mësuar gjëra të reja.

Përmes kësaj punëtorie ne patëm kënaqësinë të udhëhiqeshim dhe ligjëronim nga trajnerë të ndryshëm kombëtar dhe ndërkombëtar.

Koncepti i përgjithshëm ishte të mësojmë më shumë rreth sistemit politik brenda dhe jashtë vendit tonë, si dhe përfshirjen e komunitetit në identifikimin e problemeve në nivelin lokal dhe krijimin e politikave.

Galeri