Punëtoria e parë me gjeneratën e dytë të mobilizatorëve të komunitetit

Mobilizuesit e komunitetit, Punëtori dhe trajnime

Jemi të kënaqur që u rikthyem prap në mbajtjen e punëtorive tona me prani fizike.

Këtë herë  jemi mbledhur për takimin dhe punëtorinë tonë të parë me gjeneratën e dytë të Mobilizatorëve të Komunitetit.

Këtë vit kemi 26 mobilizator.

Në këtë takim kaluam kohë duke u njohur me njëri-tjetrin, duke shpjeguar rolin e një mobilizatori të komunitetit, duke lexuar dhe duke u njohur me Programin e Qeverisë 2020-2024.

Ndërsa sesionet po kalonin, pjesëmarrësit ishin më të vetëdijshëm për detyrën dhe angazhimin e tyre në këtë projekt dhe cilin proces duhet të ndjekin.

Gjithashtu ata mësuan në lidhje me procesin e monitorimit dhe cilat mjete duhet të përdorin.

Deri në punëtorinë e ardhshme  ata duhet të përcaktojnë se cili premtim qeveritar do të ndjekin dhe planin e tyre të monitorimit.

Galeri