Në seancën e 6-të, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) miratoi Planin e ri Strategjik për vitin 2021-2024. Zbatimi i një procesi efikas zgjedhor dhe sigurimi i mbështetjes së vazhdueshme për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje janë vetëm disa nga qëllimet e vendosura në Planin Strategjik të KSHZ për katër vitet e ardhshme.
Zvicra ka mbështetur procesin e përgjithshëm dhe vazhdon të mbështesë vendin në avancimin e reformave zgjedhore.
Në linkun në vazhdim mund të gjeni Planin e ri Strategjik të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.