Tre gjeneratat e Akademisë për politika publike realizuan vizitë studimore në Zagreb, në Republikën e Kroacisë

Rinia e partive politike, Ngjarje

Tridhjetë e tre pjesëmarrës nga të gjitha tre gjeneratat  e Akademisë për politika publike (APP) qëndruan për vizitë studimore në Zagreb, në Republikën e Kroacisë, prej 7 deri më 12 maj 2023.

Kjo vizitë studimore u mundësoi pjesëmarrësve të APP-së të që të njihen me mënyrat e ndryshme politike dhe institucionale të funksionimit të sistemeve politike në Kroaci, e organizuar në bashkëpunim me Forumin për politika të arsyeshme (FRP) nga Shkupi dhe organizatën e tij homologe kroate, Akademinë për zhvillim politik (APR), shoqatë e njohur në organizimin e shkollave dhe seminareve për politikanët e rinj në Kroaci.

Pjesëmarrësit e APP-së, të cilët përfaqësonin 10 partitë politike nga Maqedonia e Veriut (LSDM, VMRO-DPMNE, PLD, DOM, BDI, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, Besa, Partia Turke – Lëvizja për Unitet Kombëtar, Partia e Vllehëve dhe një iniciativë qytetare “Për Kumanovën tonë”, gjatë ditës së parë të vizitës në Zagreb, morën pjesë në Konferencën e Alumnive mes APP-së dhe APR-së.

Në këtë konferencë u fol për dy tema të rëndësishme: Pjesëmarrjen politike, politikën partiake dhe zhvillimin e politikave publike në Evropën Juglindore dhe për Forumet rinore të partive: Të mësojmë nga njëri- tjetri për të krijuar një shoqëri më të mirë. Këto tema ngjallën diskutime të vrullshme në mesin e pjesëmarrësve, të cilët debatuan rreth sfidave dhe mundësive në politikat e tyre dhe rëndësisë së bashkëpunimit ndërmjet partive të ndryshme politike.

Gjatë qëndrimit të tyre në Zagreb, pjesëmarrësit e APP-së u takuan me partitë më të mëdha politike në Kroaci, siç janë Partia Social Demokrate e Kroacisë (SDP), Bashkimi Demokratik i Kroacisë (HDZ), nga të cilët dëgjuan për ideologjitë e partive të tyre, përdorimin e mjeteve për politika publike, strategjitë për marrëdhëniet me publikun dhe pozitën e forumeve rinore, si dhe aktivitetet e tyre.

Pjesëmarrësit tanë u njohën me disa nga aspektet më interesante dhe më të veçanta të kulturës dhe politikës kroate, nga takimi me deputetin Marin Miletiq, anëtar i lëvizjes MOST, në ndërtesën e Kuvendit të Kroacisë. Më tej, me takimin e Kryetarit të qytetit të Zagrebit, Tomislav Tomasheviq (kuadër/alumni i APR-së ), ku pjesëmarrësit e APP-së diskutuan rreth politikave lokale dhe zgjedhjeve lokale, fushatave politike dhe suksesin e partisë politike Mozhemo! në zgjedhjet e fundit lokale.

Gjatë ditës së katërt të kësaj vizite, pjesëmarrësit patën privilegj të vizitojnë Kabinetin e Presidentit dhe të kenë takim me Presidentin e Republikës së Kroacisë, SH.T. Zoran Milanoviq.  Si temë kryesore e diskutimit ishte perspektiva evropiane e vendeve të Evropës Juglindore, me theks të veçantë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian si anëtare e plotë.

Në fushën e lobimit dhe të komunikimit, të diplomuarit e APP-së u takuan me disa agjenci komunikimi dhe PR, me të cilët diskutuan rreth prurjeve të fundit në fushën e marrëdhënieve me publikun, marketingut, komunikimit strategjik dhe atij në krizë, marketingut digjital, si dhe për rëndësinë e integrimit në UE dhe përfitimet nga lobimi efektiv.

Galeri