Përveç pjesëmarrjes së rregullt dhe aktive në katër modulet e Akademisë së tretë për politika publike (APP), pjesëmarrësit janë të angazhuar në detyra individuale plotësuese që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre për procesin e zhvillimit të politikave të bazuara në dëshmi, të fokusuara në nevojat e qytetarit. Këto aktivitete do t ‘u japin pjesëmarrësve një mundësi për të aplikuar njohuritë dhe aftësitë e fituara, në situata të jetës reale dhe përmes angazhimit me qytetarët.
Një nga këto aktivitete plotësuese të APP është zhvillimi i dokumenteve të shkurtra për politika nga secili pjesëmarrës. Në fakt, udhëheqësit e rinj, pjesëmarrësit e Akademisë, menjëherë pas përfundimit të modulit të parë, kanë identifikuar një sfidë të cilën duan ta adresojnë duke propozuar zgjidhje përmes politikave.
Deri tani fushat e mëposhtme të shqetësimit në komunat/lagjet e tyre janë: mungesa e hapësirës së parkimit, mungesa e angazhimit të të rinjve (këshillat dhe qendrat rinore jofunksionale), mungesa e hapësirës publike rekreative, transporti publik jo i rregulluar, sistemi i përkeqësuar i ujërave të zeza, rrugët lokale jo të asfaltuara, cilësia e dobët e ujit të pijshëm, qentë endacakë, deponitë ilegale, paqasshmëria infrastrukturës publike për personat me aftësi të kufizuara, shërbimet komunale jo efikase për shkak të mungesës së digjitalizimit.
Secili nga 29 pjesëmarrësit do të ndërmarrë angazhim me komunitetin dhe palët e interesuara të prekura dhe së bashku me ta do të diskutojnë shkakun kryesor për problemin, zgjidhjet e propozuara dhe veprimet e menjëhershme që duhet të ndërmerren. Rezultatet e këtyre diskutimeve dhe angazhimeve, siç u përmend më lart, do të pasqyrohen në një dokument të shkurtër të politikave.
Siç tha një pjesëmarrës “Jam shumë i emocionuar që jam pjesë e Akademisë për politika publike. Është e vetmja Akademi në vend që shkon përtej mësimdhënies në klasë/punëtori! Më ndihmon të “mësoj përmes punës” dhe na udhëzon ne, anëtarët e partisë, të jemi me komunitetin tonë, të flasim me më të prekurit dhe të propozojmë zgjidhje të bazuar në nevojat e qytetarit”
Ne do t’ju mbajmë të përditësuar se si udhëheqësit tanë të rinj po përparojnë, Qëndroni me ne!