U mbajt punëtori katër-ditore për forcimin e kapaciteteve të KSHZ-së

Institucionet e forcuara zhvillojnë procese zgjedhore të drejta dhe efikase, Punëtori dhe trajnime

Në kuadër të projektit “Mbështetje për reformat zgjedhore”, është mbajtur punëtori katër ditore për trajnimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe punonjësit e zyrave rajonale. Fokusi i këtyre punëtorive ishin temat lidhur me informacionet e përgjithshme për zgjedhjet, komunikimin dhe ndërveprimin me votuesit, zgjedhjet – koncepti, historia, e drejta e votës, të drejtat dhe përgjegjësitë e nëpunësve shtetëror, ndërveprimi me votuesit e rinj dhe fushatat për edukimin e votuesve, përballja me situata sfiduese (dëgjim aktiv, sjellje profesionale, gjuha e trupit), menaxhimi i burimeve njerëzore, higjiena kibernetike dhe siguria zgjedhore, mbrojtja e integritetit zgjedhor dhe mbrojtja e të dhënave të votuesve.

Dita e parë e trajnimit katër ditor u fokusua në informacionet e përgjithshme në lidhje me zgjedhjet dhe komunikimin dhe ndërveprimin me votuesit. Theksi u vu në historikun e zgjedhjeve, si dhe në të drejtën e votës dhe aspekte të së drejtës së votës, sistemin dhe modelet zgjedhore, si dhe komunikimin dhe ndërveprimin me votuesit, kodin e nëpunësve administrativë, ndërveprimin me votuesit e rinj dhe fushata për edukimin e votuesve dhe ballafaqimi me situata sfiduese. Në ditën e parë të sesionit të punës, organizatorët organizuan një kuiz për të pranishmit dhe punë në grupe, si dhe u hapën diskutime produktive.

Dita e dytë e punëtorisë iu kushtua menaxhimit të burimeve njerëzore. Nëpërmjet leksioneve interaktive, të punësuarit në KSHZ, patën mundësi të rrallë të përmirësojnë aftësitë e tyre në tema si: bazat dhe evolucioni i menaxhimit të burimeve njerëzore (rolet kryesore të MBNJ në organizatë, kush është menaxheri i vërtetë me njerëzit në një organizatë), sjellja organizative (që i bën organizatat të suksesshme dhe të gjalla, kanalet e komunikimit, sjelljet e dëshirueshme dhe të padëshirueshme të punës, stilet e komunikimit …), angazhimi i të punësuarve (si njerëzit janë të motivuar për të sjellë më shumë potencial dhe energji në punë, nocioni i angazhimit, parakushtet për inkurajimin e angazhimit) dhe “organizatë që mëson” (nga burimet njerëzore te kapitali njerëzor dhe nocioni i kompetencës dhe mjeshtërisë).

Sesioni i tretë i punës iu kushtua higjienës kibernetike dhe sigurisë së zgjedhjeve.
Të punësuarit u trajnuan se si të menaxhojnë fjalëkalimet dhe të bëjnë kopje rezervë të të dhënave, softuer dhe harduer, teknikat e dezinformimit (sulmimi ose ofendimi, shtrembërimi i së vërtetës, shpërqendrimi, ngacmimi dhe krijimi ose thellimi i ndarjeve, keqpërdorimi i mediave sociale, dezinformata nga politikanët, krijimi i portaleve false gjatë zgjedhjeve…) dhe deformime të tjera të informacioneve dhe ndikimi i tyre mbi procesin zgjedhor dhe për mbrojtjen e integritetit të zgjedhjeve.

Punëtoria e fundit lidhej tematikisht me mbrojtjen e të dhënave personale të votuesve, cilat janë praktikat e mira dhe të këqija në mbrojtjen e të dhënave, GDPR dhe sisteme të tjera të mbrojtjes së të dhënave personale.

Kësaj punëtorie katër ditore i ka paraprirë seria e parë e punëtorive për trajnim, avancim dhe fuqizim të kapaciteteve të zyrave rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të cilat janë mbajtur në janar të këtij viti. Është parashikuar që lloji i këtillë i punës së të punësuarve në KSHZ dhe forcimit të kapaciteteve të tyre, të zhvillohen deri në vitin 2023.
Qëllimi i këtyre punëtorive do të kontribuojnë shumë për aftësimin plotësues dhe avancimin e efektivitetit dhe efikasitetit të administratës zgjedhore, në mënyrë që të ofrojnë shërbime më të mira për votuesit.

Galeri