Gjatë javës së kaluar, në bashkëpunim me qendrat hulumtuese-analitike të partive politike, IFES-i organizoi një sërë punëtorish lidhur me „Kodin e sjelljes për luftën kundër dhunës ndaj grave në politikë dhe në procesin zgjedhor: zhvillimi i rekomandimeve të bazuara në veprim“. Nga këto punëtori rrodhën aktivitete dhe masa konkrete të cilat do të zbatohen në terren deri në nëntor të vitit 2024.
Së bashku vazhdojmë me zotimet tona kundër dhunës ndaj grave në politikë dhe në proceset zgjedhore!
Mbajtja e punëtorive ishte në drejtim të identifikimit të rekomandimeve potenciale të bazuara në veprim, me qëllim të identifikimit të disa aktiviteteve kyçe në lidhje me zbatimin e masave të Kodit, si bazë veprimi në prag të zgjedhjeve të ardhshme lokale që duhet të mbahen në vitin 2025.
Aktiviteti u realizua në kuadër të Programit për mbështetjen e zgjedhjeve, që financohet nga Qeveria e Zvicrës, ndërsa realizohet nga Fondacioni ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES).