Mobilizuesit e komunitetit tashmë po aktivizohen dhe po ndërtojnë lidhje! 50 mobilizues të rinj të 25 organizatave joqeveritare në mbarë vendin morën pjesë në punëtorinë e parë për forcimin e kapaciteteve, dedikuar monitorimit të përmbushjes së premtimeve konkrete zgjedhore në komunat e tyre. Temë e radhës në agjendën tonë: Mobilizimi i komunitetit për kërkimin e transparencës dhe llogaridhënies nga përfaqësuesit e zgjedhur të pushtetit lokal. Na ndiqni!
Seancë hyrëse: prezantimi i projektit dhe i komponentës për monitorim të premtimeve zgjedhore nga ana e Ioana Kozma, Afërdita Haxhijaha Imeri
Seancë 1: Prezantimi i iniciativave nga ana e mobilizuesve lokalë
Seancë 2: Përcaktimi i prioriteteve për monitorim. Përfshirja e programeve zgjedhore dhe përfaqësimi i çështjeve për monitorim
Seancë 3: Prezantimi i mekanizmit monitorues : Mjet monitorimi dhe mënyra e plotësimit të të dhënave në këtë mjet
Seancë 4: Plani i komunikimit me mobilizuesit. Mënyra dhe mekanizma për mbajtjen e komunikimit të rregullt ndërmjet ekipit të SMS-së dhe mobilizuesve

Galeri