Partitë politike kanë një rol kyç në krijimin e një kulture politike pa dhunë ndaj grave. Këtë fundjavë në Ohër, përfaqësues nga 13 parti politike punuan në avancimin e politikave dhe praktikave të tyre për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës ndaj grave në politikë.
Nëpërmjet punës së përbashkët dhe dialogut të hapur, shqyrtuan mënyrat në të cilat partitë mund të veprojnë në mënyrë sistematike, nga miratimi i Kodit të sjelljes deri te masat specifike për mbështetjen e grave të përfshira në procesin zgjedhor. Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi politik më të sigurt dhe më demokratik, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale.