Përmes debatit të të rinjve për një qeverisje lokale më të përgjegjshme dhe transparente në Gostivar

Iniciativa inovative - mobilizues të komunitetit, Mobilizuesit e komunitetit

Tetë gjimnazistë nga Gostivari tashmë dy javë janë pjesë e shkollës për debat të organizuar nga shoqata Organized Youth Association nga Gostivari. “Këto dy javë në shkollën për debat mësova gjëra të reja që nuk i mësova më parë as në shkollë”, tha Onur Akiku, një nga pjesëmarrësit, ndërsa sipas Feta Sakiri, këto aktivitete e ndihmojnë atë të shprehë lirshëm mendimet e saj dhe të përballet me të tjerët.

Punëtoria që u mbajt më 17 nëntor të vitit 2022 në Qendrën rinore në Gostivar (Youth and Coomunity Centre) ishte intensive dhe pjesëmarrësit mësuan më shumë rreth komunikimit, dëgjimit aktiv, perceptimit dhe intervistës si pjesë thelbësore e debatit. Ata testuan aftësitë e reja në temën: “A duhet të lejohet përdorimi i telefonëve celularë gjatë orës së mësimit”, duke shprehur mirë mendimet e tyre dhe duke dhënë përshkrim të mjaftueshëm të argumenteve.

Motivimi i shoqatës për fillimin e projektit është angazhimi për llogaridhënie dhe transparencë të kandidatëve për kryetarë të komunave të Gostivarit gjatë gjithë fushatës politike për zgjedhjet lokale të vitit 2021. Fatkeqësisht, sipas shoqatës, tani për tani mbetet vetëm në fjalë, pa patur zbatim. Nga ana tjetër, interesi i të rinjve për llogaridhënie dhe transparencë institucionale po zbehet, ndaj krijohet përshtypja se ata duan të shtypin zërin kritik dhe të arsyeshëm të të rinjve. Debatet publike janë shumë të rëndësishme për transparencë dhe fatkeqësisht nuk janë shumë të shpeshta në Komunën e Gostivarit, sipas OYA.

Qëllimi i projektit është rritja e transparencës së vetëqeverisjes lokale duke nxitur debatin publik, llogaridhënien dhe përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje.
Shkolla e debatit do të zgjasë tetë javë dhe të rinjtë do të kenë mundësi të debatojnë për tema të ndryshme, por edhe të mësojnë shumë për debatin dhe komunikimin, aftësi që do t’i përdorin në aktivitetet e mëposhtme, respektivisht në debate publike.

Realizimi i kësaj shkolle të debatit është mundësuar nga projekti “Mbështetje për reformat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut” i Qeverisë së Zvicrës i cili zbatohet nga Fondacioni ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES), kurse grantet administrohen nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN).

Galeri