Vlerësimi i pjesëmarrjes në zgjedhje të personave me aftësi të kufizuara dhe të administratës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut ofron analizë dhe një sërë rekomandimesh për pjesëmarrjen në zgjedhje të personave me aftësi të kufizuar, me përkushtim të vëmendjes në aktivitetet e administratës zgjedhore.
Hulumtimi është rezultat i një bashkëpunimi të vendosur, të Zyrës për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut (ODIHR) të Organizatës për bashkëpunim dhe siguri në Evropë (OSBE) në kuadër të projektit për Mbështetjen e reformave zgjedhore në Ballkanin Perëndimor, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për zhvillim, si dhe Fondacioni ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES) në kuadër të projektit Mbështetje për reformat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, të Qeverisë së Zvicrës, që u realizua në periudhën prej nëntorit të v. 2021 deri në gusht të v. 2022.
Projekti i ODIHR-it Mbështetje të reformave zgjedhore në Ballkanin Perëndimor, është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia austriake për zhvillim.