Gjatë javës së ardhshme në Strugë, Sveti Nikollë dhe Kumanovë do të organizohen prezantime të Raportit për ndikimin e faktorëve demografikë mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën publike dhe edukimin e votuesve, i dedikuar për organizatat joqeveritare për gratë, këshilltarët lokalë dhe personat me aftësi të kufizuara.
Raporti është pjesë e projektit “Mbështetje për reformat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut”.
Ky raport është rezultat i një hulumtimi rigoroz të bazuar në prova që ofron të dhëna unike për të anketuarit dhe këqyrje në prioritetet, kufizimet dhe përgjigjen ndaj stimujve motivues të 13 profileve demografike të votuesve. Raporti përmban rekomandime gjithëpërfshirëse për çdo profil të analizuar në lidhje me modalitetet e edukimit qytetar, ndërgjegjësimin për rëndësinë e procesit zgjedhor, zgjedhjen e mediave, mjeteve dhe kanaleve të komunikimit dhe llojit të mesazheve. Palët e interesuara të përfshira në edukimin qytetar dhe edukimin e votuesve mund të përdorin gjetjet dhe rekomandimet e Raportit, të cilat synojnë të ndihmojnë në forcimin e efektivitetit dhe efikasitetit të fushatave për edukimin e votuesve dhe qytetarëve, si dhe të ofrojnë modalitete alternative për rritjen e angazhimit të votuesve.
Qëllimi kryesor i projektit është të mbështesë proceset zgjedhore demokratike që lehtësojnë pjesëmarrjen politike dhe integrimin social, duke u mundësuar votuesve të zgjedhin lirshëm përfaqësuesit e tyre dhe t’i thërrasin në përgjegjësi.
Ngjarjet do të organizohen sipas protokolleve qeveritare të përcaktuara aktualisht, për mbrojtje nga Kovid-19.