Thirrje për aplikime për pjesëmarrje në Akademinë e politikave publike - Gjenerata e katërt

Rinia e partive politike, Parti Politike, Punëtori dhe trajnime

Rreth Akademisë për politika publike

Akademia për Politika Publike (APP) ka për qëllim që anëtarët e rinj të partive politike në Maqedoninë e Veriut të rrisin pjesëmarrjen e tyre në proceset zgjedhore dhe politike  duke krijuar mundësi dhe duke zhvilluar kapacitetet e tyre për të avancuar llogaridhënien politike dhe për të kultivuar kulturë politike që promovon parimet e qeverisjes demokratike.

Qëllimi i APP-së është të inkurajojë dhe mbështesë anëtarët e forumeve rinore të partive për të kontribuar në  shprehje më të mirë të ideve dhe koncepteve të tyre për  shoqëri më të mirë dhe për hapësirë ​​publike pluraliste më demokratike. Akademia synon gjithashtu të krijojë  gjeneratë të re liderësh të aftë për të përfaqësuar gjatë zgjedhjeve veten dhe partitë e tyre politike. Pjesëmarrësit në APP do të fitojnë gjithashtu njohuri dhe aftësi të reja se si pregaditen politikat publike duke aplikuar qasje të bazuar në dëshmi dhe fakte.

Qëllimet specifike të APP-së janë:

  • Kultivimi i një gjenerate të re liderësh të aftë për të avancuar kulturën politike që promovon vlerat dhe parimet demokratike, duke kontribuar kështu në demokratizimin e brendshëm të partive të tyre dhe shoqërisë në tërësi
  • Inkurajimi i rinisë politike që të identifikojë sfidat e qeverisjes lokale dhe të pregadit politika publike të bazuara në fakte. Politika publike të cilat do të pregditen në suaza të APP do të jen të orientuara drejt nevojave të qytetarëve. Këto politika publike gjithashtu do të tentohet të përfshihen dhe bëhen pjesë e programeve zgjedhore të partive për zgjedhjet lokale në 2025
  • Edukimi dhe trajnimi i të rinjve politikë për specifikat e zgjedhjeve lokale, punën me zgjedhësit në teren si dhe bashkëpunimin me institucionet vendore; aspektet specifike të komunikimit me qytetarët dhe mediat lokale, dinamikën e politikës lokale dhe identifikimin e çështjeve ndërpartiake që mund të sjellin ndryshime dhe mundësojnë bazën e përbashkët përtej ndarjeve partiake/etnike. 

Akademia do të zhvillohet për një periudhë njëvjeçare dhe përbëhet nga komponentët e mëposhtëm: 

  • Katër punëtori gjithëpërfshirëse tre ditore (nga e premtja deri të dielën);
  • Udhëzime hap pas hapi, mentorim dhe këshillim për zhvillimin e dokumenteve të politikave publike;
  • Angazhimi me komunitetet lokale dhe/ose palët e interesuara për çështjet me rëndësi për ata nëpërmjet debateve, diskutimeve dhe zbatimit të nismës novatore, të cilat ofrojnë mundësi për pjesëmarrësit të zbatojnë aktivitete të ndryshme në komunitetin e tyre. Nisma do të ndihmojë në identifikimin e shkaqeve rrënjësore të një problemi në komunitet, në eksplorimin e këndvështrimeve të ndryshme të palëve të interesuara; mbledhin zgjidhje të mundshme për problemin e identifikuar; dhe bazuar në të dhënat propozoni opsionin më të mirë që do të jetë pjesë e ofertës/programit të partive politike për zgjedhjet lokale 2025). Për realizimin e iniciativës lokale, çdo pjesëmarrës do të marrë fonde të vogla (1000 Franka zvicerane )
  • Vizitë studimore në rajon ose në një vend të BE-së (parakusht për pjesëmarrje në vizitën studimore jashtë vendit është përfundimi i të gjitha aktiviteteve, duke përfshirë punëtoritë dhe një iniciativë novatore të Akademisë). Vizita studimore do të organizohet pas përfundimit të gjeneratës së pestë të APP-së.
  • Ngjarje Alumni me të gjithë ish-studentët e tri gjeneratave të mëparshme të Akademisë për Politika Publike.

Do të angazhohen lektorë nga fusha të ndryshme të spektrit shoqëror – akademikë, politikan dhe vendimmarrës kryesorë, ministra aktual/ish, liderë të rinj politikë që mbajnë poste zyrtare publike, CEO, deputetë, etj. Programi do të forcohet me përfshirjen e folësve të ftuar nga shoqëria civile, kultura, mjedisi dhe /ose zona të tjera, si dhe figura të shquara nga jashtë.

Çfarë do përfitojnë pjesëmarrësit në akademinë për politika publike? 

  • Njohuri për proceset politike në vend, rolin e partive politike në një kontekst plural, rëndësinë e zgjedhjeve dhe procesit zgjedhor, krijimin e politikave publike dhe mënyrat e zbatimit të tyre, teknikat dhe aftësitë e komunikimit, të folurit dhe debatin publik.
  • Materiale trajnimi, analiza të ndryshme, dokumente bazë dhe përmbledhje politikash që plotësojnë njohuritë dhe përvojën e ndarë nga ekspertë dhe trajnerë të ndryshëm vendas dhe ndërkombëtarë;
  • Mentorimi, shkëmbimi përvojave dhe asistenca individuale në përgatitjen e dokumentit të politikave që adreson nevojat e qytetarëve.
  • Mbështetje financiare për zbatimin e nismës novatore për të kryer kërkime rreth politikës së zhvilluar dhe/ose zgjidhjeve të mundshme për problemin(et) e identifikuar/a dhe për të testuar dhe/ose promovuar politikën në komunitetin e prekur;
  • Mundësi për promovimin e politikave përmes prezantimeve në komunitetet e prekura dhe brenda partisë politike;
  • Mundësi për të rritur njohuritë dhe zhvillimin e karrierës individuale si politikan apo lider i ardhshëm, por edhe për të rrjetëzuar, diskutuar dhe shkëmbyer ide me kolegë politikanë nga partitë politike në vend;
  • Çertifikatë për pjesëmarrje nga Ambasada Zvicerane ;
  • Mundësi për pjesëmarrje në ngjarje rajonale për shkëmbim të përvojave me liderë tjerë të rinj, por edhe për pjesëmarrje në vizitë studimore në vendet që zbatojnë politika të ngjashme dhe veprime komunitare;
  • Vazhdueshmëria e e mëtejshme e aktiviteteve brenda komunitetit të gjerë dhe përkatës të të diplomuarve (alumni). 

Kriteret për pjesëmarrje: 

  • Të jetë anëtar/e i/e rinisë së një partie politike (deri në 29 vjeç);
  • Të mos ketë marrë pjesë në Akademi të njëjtë apo të ngjashme do të konsiderohet si avantazh;
  • Të ketë përvojë në fushën e shkencave dhe disiplinave shoqërore (shkenca politike, ekonomi, sociologji, mjedisi, marrëdhënie ndërkombëtare, kulturë, filozofi, etj.);
  • Të ketë aftësi të forta analitike dhe aftësi për punë ekipore;
  • Njohja e gjuhës angleze do të konsiderohet si avantazh;
  • Përvoja e punës do të konsiderohet avantazh.

Për të fituar  çertifikatë për pjesëmarrje, kandidatët e përzgjedhur duhet të jenë të përkushtuar ndaj të gjithë komponentëve të programit:

  • Pjesëmarrje aktive në të gjitha aktivitetet e programit të Akademisë;
  • Angazhimi me komunitetet lokale dhe/ose palët e interesuara për temat që lidhen me Dokumentin e Politikave Publike dhe Zbatimi i Nismës Novatore;
  • Pregaditja e Dokumentit të Politikës Publike;
  • Prezantimi i Dokumentit të Politikës Publike brenda partisë.

Afati kohor 

Zbatimi i aktiviteteve për gjeneratën e katërt të pjesëmarrësve do të bëhet në periudhën nga shtatori 2024 deri në shtator 2025.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë aplikimin në linkun e mëposhtëm link deri më 15 shtator 2024.

Kandidatët do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre deri më 23 shtator 2024. Kandidatëve të përzgjedhur mund t’u kërkohet të marrin pjesë në një intervistë të shkurtër përmes telefonit ose Zoom. 

SHËNIM: Vetëm kandidatët e përzgjedhur paraprakisht do të kontaktohen për intervistë.

Me rastin e zgjedhjes së kandidatëve më të mirë për pjesëmarrje në Akademi, do të merret parasysh përfaqësimi politik, etnik, gjinor, gjeografik dhe social i pjesëmarrësve.

Të gjitha shpenzimet për këtë program (përfshirë udhëtimin, akomodimin dhe ushqimin) do të mbulohen nga organizatori. 

Pyetje?

Nëse keni pyetje në lidhje me Akademinë dhe/ose procesin e aplikimit, ju lutemi kontaktoni

Cvetanka Mihajlovska në: cvetanka@frp.mk

Maida Halimi në: maida@frp.mk

Galeri