QKA-të e katër partive politike në vizitë studimore në Bruksel

Qendrat kërkimore dhe analitike

Tetë përfaqësues nga katër Qendrat Kërkimore dhe Analitike (QKA) të Aleancës për Shqiptarët, BDI, LSDM dhe VMRO- DPMNE, ndoqën së bashku një vizitë studimore në Bruksel në periudhën midis 7- 11 nëntor,  si pjesë e Programit Gjithëpërfshirës të Mbështetjes për QKA-të.

Programi u organizua rreth tre shtyllave kryesore:

  • të mbledhin përvojë të dorës së parë në procesin e krijimit të politikave brenda Parlamentit Evropian (PE), të mësojë më shumë rreth integrimit në BE dhe perspektivës së Ballkanit Perëndimor dhe Maqedonisë së Veriut
  • të mbledhin informacion, njohuri dhe përvojë nga pikëpamja praktike e zbatimit të politikave, përmes takimeve me Komisionin Evropian dhe Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS)
  • të  mësojnë më shumë rreth funksionimit të organizatave të njohura politike think tank që veprojnë në Evropë, për të mbledhur frymëzim, praktikat më të mira dhe për të modeluar punën dhe aktivitetet e tyre në të ardhmen

 

Programi i përgjithshëm u strukturua për t’i ofruar QKA-ve një përzierje informacioni, si teknik ashtu edhe politik, por edhe arsimor, i cili do të ndihmojë që QKA-të të frymëzohen dhe të përmirësojnë funksionimin e tyre të brendshëm.  Takimet u mbajtën me deputetët e Parlamentit Evropian, përfaqësuesit e Komisionit Evropian, përfaqësuesit e EEAS dhe grupet e zgjedhura politike dhe fondacionet.

Përfitimet kryesore të programit të përgjithshëm i pajisën QKA-të me njohuri për praktikat e reja, mënyrat e krijimit të politikave dhe dokumenteve kërkimore, ndikimin në politikë dhe politikanë, por edhe funksionimin e përgjithshëm të institucioneve dhe organizatave të ngjashme. Përfaqësuesit e QKA-ve në diskutimet me homologët shkëmbyen pikëpamjet e tyre mbi kërkimin, metodat e mbledhjes së të dhënave, tendencat dhe sondazhet e fundit dhe informacionin, por edhe kontekstin e përgjithshëm politik në të cilin ata veprojnë. Programi dha një platformë të përbashkët për diskutim midis katër partive politike por gjithashtu me përfaqësuesit e BE-së, pjesë e programit.

Për më tepër, përfaqësuesit  ishin të ekspozuar ndaj diskutimit mbi perspektivën e Maqedonisë së Veriut, qëndrimet dhe hapat e ardhshëm që secila nga palët, por edhe vendi në tërësi duhet të ndërmarrë në mënyrë që të vazhdojë rrugën e saj të integrimit në BE.

Projekti “Mbështetje për Reformat Zgjedhore” punon në vazhdimësi me QKA-të që nga themelimi i tyre, duke i ndihmuar ata të veprojnë dhe funksionojnë sipas ligjit, por gjithashtu të përdorin praktika të reja dhe më të mira të cilat janë të drejtuara drejt nevojave të qytetarëve dhe politikave të orientuara drejt të dhënave.

 

 

Galeri