13 parti politike nënshkruan Kodin për sjellje për luftë kundër dhunës ndaj grave në politikë dhe në procese zgjedhore, të prezantuar në panel diskutimin të organizuar në bashkëpunim me Lobin maqedonas të grave.
Pjesëmarrësit në panel diskutim kanë trajtuar shqetësimet në lidhje me dhunën ndaj grave në politikë dhe proceset zgjedhore, duke shqyrtuar në të njëjtën kohë qasjet më të mira për zbatimin e Kodit në drejtim të dhënies të kontributit për mjedis të sigurtë dhe të drejtë politik, që paraqet mënyrën për të garantuar hapësirë për pjesëmarrje politike të grave në politikë pa asnjë formë të dhunës, si bazë për krijimin gjithëpërfshirës të politikave.
Ngjarja ishte realizuar në kuadër të Programit për mbështetje të zgjedhjeve, të financuar nga Qeveria e Zvicrës, dhe të realizuar nga ana e Fondacionit ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES).