- Historiku
“Mbështetja e reformave zgjedhore në Maqedoninë e Veriut” është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), e implementuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) dhe partneri i tij Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM).
Objektivi i përgjithshëm i projektit (qëllimi) është të mbështesë proceset demokratike dhe të besueshme zgjedhore që lehtësojnë pjesëmarrjen politike dhe integrimin shoqëror duke u mundësuar votuesve të zgjedhin lirisht përfaqësuesit e tyre dhe t’i mbajnë ata përgjegjës.
Aktivitetet e projektit janë krijuar për të mbështetur këtë objektiv përmes arritjes së tre rezultateve:
- Rezultati 1: Institucionet e forcuara kryejnë procese zgjedhore të drejta dhe efikase
- Rezultati 2: Partitë politike të demokratizuara brenda vendit paraqesin politika të orientuara ndaj qytetarëve dhe programet zgjedhore
- Rezultati 3: Qytetarët e fuqizuar i mbajnë përgjegjëse partitë politike dhe zyrtarët e zgjedhur
Përfituesit e projektit janë trupa të menaxhimit të zgjedhjeve në të gjitha nivelet; agjenci qeveritare si Ministria Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Agjencia për Shërbime Audio dhe Audio-Vizuale Mediatike, Enti Shtetëror Statistikor, Avokati i Popullit, Enti Shtetëror për Revizion, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë; partitë politike, organizatat e shoqërisë civile, votuesit dhe qytetarët.
Projekti filloi zbatimin e Fazës Kryesore 1 në gusht 2019 dhe pritet të përfundojë në qershor 2023.
- Objektivi i Thirrjes për Mobilizatorët e Komunitetit
Qëllimi i kësaj Thirrjeje është të ftojë të gjithë të rinjtë e interesuar në shtet që të marrin pjesë në Programin e Mobilizimit të Komunitetit të projektit të mbështetur nga Zvicra, të pajisen me aftësitë e nevojshme për të rritur ndërgjegjësimin dhe për ta mobilizuar komunitetin për çështjet që lidhen me ta.
Programi do t’u sigurojë kandidatëve të interesuar hapësirë dhe aftësi për të përdorur zërin e tyre dhe për të ndikuar në sjelljen politike në vend.
Nëse jeni një aktivist qytetar i ri, i interesuar për t’i përmirësuar njohuritë tuaja, për të bashkëvepruar me përfaqësues të ndryshëm në komunitetin tuaj dhe të gatshëm të bëni një ndryshim, atëherë kjo Thirrje është padyshim për ju.
- Çfarë nënkupton kjo?
Duke u bërë një Mobilizatorë i Komunitet, ju do të pajiseni me njohuri dhe aftësi për t’i ndjekur dhe monitoruar më nga afër premtimet e partive politike të pasqyruara në programet zgjedhore dhe politikat qeveritare në nivele lokal dhe qëndror, dhe t’i mbani ata të përgjegjshëm për performancën dhe veprimet e tyre.
Do të mbështeteni për ta frymëzuar dhe mobilizuar komunitetin tuaj që të ngrejë zërin e tij, që t’ju bashkohen në aktivitetet e monitorimit dhe të kërkojnë përgjegjësi nga partitë politike dhe përfaqësuesit e qeverisë. Përmes këtyre aktiviteteve do të kontribuoni në një sjellje të ndryshuar të partive politike ndaj elektoratit dhe qytetarëve në përgjithësi.
Çfarë do të bëjnë mobilizatorët e komunitetit?
Të gjithë kandidatët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen një programi gjithëpërfshirës të trajnimit se si të kryejnë monitorimin dhe si të mobilizojnë komunitetin duke përfshirë:
- Trajnime dhe punëtori për pjesëmarrjen e publikut dhe angazhimin e komunitetit;
- Trajnim se si të bëhet monitorim dhe çfarë do të thotë monitorim i performancës së platformave të partive politike dhe zyrtarëve të zgjedhur;
- Trajnim se si të komunikoni dhe bashkëveproni me përfaqësuesit e zgjedhur;
- Këshillim dhe mentorim gjatë gjithë programit dhe procesit;
- Trajnim mbi prodhimin e videove, si të krijoni video të shkurtra për t’i paraqitur problemet e identifikuara ose gjetjet e monitorimit duke përdorur kamerën e telefonit celular dhe softuerin për redaktim;
!!! Pas programit të trajnimit, Mobilizatorëve të Komunitetit do t’u sigurohet mbështetje financiare për ta vënë në praktikë atë që mësuan dhe ta zbatojnë Iniciativa inovative për të mobilizuar komunitetin e tyre në monitorimin e politikës specifike të qeverisë dhe progresin në zbatimin e saj;
Të gjithë kandidatët e përzgjedhur duhet të angazhohen gjatë gjithë procesit dhe programit, duke përfshirë:
- Pjesëmarrje aktive në të gjitha trajnimet dhe punëtoritë;
- Zbatimi i iniciativës inovative dhe mobilizimi aktiv i komunitetit (në terren dhe/ose përmes mediave sociale dhe portaleve online)
- Të krijojnë materiale promovuese dhe mjete që lidhen me temën e monitorimit duke përfshirë video, infografikë, foto etj.;
- Prezantimi publik, promovimi i punës dhe procesit të monitorimit dhe gjetjet përkatëse;
- Mobilizimi i vazhdueshëm i komunitetit në lidhje me temën/dokumentin e politikës së zgjedhur;
- Raporte të rregullta mujore gjatë zbatimit të Iniciativës Inovative;
Gjatë zbatimit të Iniciativave Inovative, Mobilizatorët e Komunitetit do të mbështeten dhe drejtohen nga Mentorë të caktuar dhe ekspertë të tjerë.
- Mbështetja financiare
Secili Mobilizatorë i Komunitetit do të marrë mbështetje financiare për zbatimin e Iniciativës Inovative në shumën prej 2,000 USD. Afati kohor për zbatimin e iniciativës dhe monitorimin e premtimeve parazgjedhore nuk duhet të jenë më i gjatë se 9 muaj gjatë gjithë vitit 2021.
Gjatë zbatimit të iniciativave, të gjithë mobilizatorët e komunitetit do të marrin bursë mujore prej 150 USD në muaj për 9 muaj gjatë gjithë vitit 2021.
- Afati kohor
Zbatimi i aktiviteteve të mësipërme (si programi i trajnimit dhe iniciativa inovative) për mobilizatorët e komunitetit do të zhvillohet në periudhën: Shkurt – Dhjetor 2021.
Është e detyrueshme pjesëmarrja në të gjitha pjesët e programit dhe përafërsisht disponueshmëri e përkushtimit një vjeçar.
- Kualifikimet dhe Kërkesat për Mobilizatorë të Komunitetit:
- Të rinjtë (mosha 18-35 vjeç);
- Aktivistë të shoqërisë civile, ndikues, përfaqësues të mediave lokale etj.
- Të rinjtë të interesuar për politikë dhe të gatshëm të bëjnë një ndikim dhe të mësojnë më shumë rreth monitorimit dhe mjeteve të monitorimit;
- Të rinjtë të gatshëm të bëjnë ndryshim në komunitet dhe të mobilizojnë qytetarët për interes të përbashkët;
- Aftësia për të komunikuar në gjuhën angleze do të konsiderohet përparësi;
- Përvoja e mëparshme në procese të ngjashme do të konsiderohet një pasuri.
SHËNIM: KRNM do të sigurojë që mobilizatorët e komunitetit të zgjidhen nga komuna të ndryshme në të gjithë vendin, përfshirë të tetë (8) rajonet e zhvillimit të vendit. Përveç shtrirjes gjeografike, ekuilibri etnik dhe gjinor do të merren parasysh për zgjedhjen e mobilizatorëve të komunitetit.
- Procedura e aplikimit
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë Biografi (CV – në gjuhën angleze) (jo më shumë se 2 faqe) dhe Letër motivimi (në gjuhën angleze dhe jo më shumë se 1 faqe) në applications@nms.org.mk jo më vonë se 11.01.2021, 23: 59h
Pyetje?
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me procesin e aplikimit ose programin, ju lutemi kontaktoni Elena Dimovska në elena.dimovska@nms.org.mk. Të gjitha pyetjet e parashtruara dhe përgjigjet pasuese do të postohen në ueb-faqen e projektit https://electoralsupportprogramme.mk/
Nëse doni të kuptoni më shumë rreth gjeneratës së kaluar të mobilizatorëve të komunitetit (aktiv në periudhën shkurt 2020 deri në mars 2021) ju lutemi vizitoni ueb-faqen tonë të projektit https://electoralsupportprogramme.mk/ dhe faqen e projektit në Facebook në https://www.facebook.com/Support-to-Electoral-Reforms-100476728210504
Shënim: Zbatimi i aktiviteteve të Mobilizatorëve të Komunitetit do të ndjeki udhëzimet dhe rekomandimet e qeverisë dhe autoriteteve shëndetësore në lidhje me pandeminë e COVID-19