Të rinjtë nga Prilepi u mobilizuan që Qendra rinore të bëhet realitet

Iniciativa inovative - mobilizues të komunitetit, Mobilizuesit e komunitetit

Këshilli rinor Prilep, më 20 dhjetor të vitit 2022, në pjesën e çarshisë së vjetër në Prilep, organizoi një ditë informative për të ndikuar në ngritjen e vetëdijes publike tek të rinjtë si dhe te krijuesit e politikave për përgjegjësinë dhe transparencën e tyre më të madhe në komunitetin lokal. Ky event është pjesë e projektit të tyre “Bëhu krijuesi i zonës suaj autonome – Qendra rinore”.   

Edhe pse i dedikuar për të gjithë qytetarët, kjo ngjarje kishte një fokus të veçantë te të rinjtë, sepse ata kanë më shumë nevojë për hapjen e Qendrës rinore. Dita informative u organizua për të siguruar një angazhim më të madh të qytetarëve, duke inkurajuar një përfshirje më të madhe të komunitetit dhe gjithashtu mobilizimin e tij për të kërkuar përgjegjësi politike dhe transparencë nga përfaqësuesit e zgjedhur dhe duke i kujtuar institucioneve lokale premtimet e tyre.

Vullnetarët e këshillit rinor të Prilepit dhe mobilizatorët e komunitetit aplikuan metodën e Bulevardit të mendimeve  (Opinion Boulevard) ku, përmes tabelave të vendosura në vende të dukshme, të rinjtë patën mundësinë të japin mendimet e tyre për perceptimin e tyre nëse veprimi i vetëqeverisjes lokale ndaj çështjes së hapjes së qendrës rinore është i kënaqshëm dhe nëse mendojnë se i njëjti është në proces të zbatimit. Të rinjtë patën mundësinë të japin mendimin e tyre se çfarë lloj aktivitetesh dhe shërbimesh duhet të ofrojë Qendra rinore.

“Të rinjtë kanë nevojë për Qendrën rinore që të kalojnë një pjesë të kohës së lirë në mënyrë interesante dhe kreative. Qendra rinore në Prilep është premtuar nga kryetari i komunës, por ende nuk është realizuar”, tha Andrej Tosheski, mobilizator i komunitetit.

“Si të rinj kemi interesa dhe duam t’i ndajmë këto interesa, të rrjetëzohemi me njerëz të tjerë. Një vend ku do të mund të diskutojmë për librat dhe filmat tanë të preferuar, një vend ku do të luajmë videolojëra, do të shkëmbejmë ide, mendime, një vend ku do të ketë koncerte e kështu me radhë. Kjo është ajo që na nevojitet. Prandaj jemi sot këtu, për të ngritur vetëdijen e të rinjve dhe institucioneve lokale, pra t’u dëshmojmë të rinjve se të ardhmen e kemi në dorë dhe gjithçka varet nga ne. Prandaj, të luftojmë që Qendra rinore të bëhet realitet”, tha Maria Dimitrioska, mobilizatore e komunitetit.

Përmes këtij aktiviteti janë mobilizuar drejtpërdrejtë 70 të rinj nga komuna e Prilepit, ndërsa në mënyrë të tërthortë rreth 100 qytetarë. Këshilli rinor i Prilepit i përmblodhi mendimet dhe perceptimet e të rinjve në formë rekomandimesh, të cilat më vonë, pas zbatimit të dy info ditëve tjera që do të mbahen në janar të vitit 2023, do të përkthehen në dokument të pozicionimit që do t’i dorëzohet kryetarit të komunës dhe këshillit të komunës dhe publikisht do të promovohet në faqet e këshillit rinor të Prilepit dhe Radio Puls.

Realizimi i info ditës së këshillit rinor të Prilepit është mundësuar nga projekti “Mbështetje për reformat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut” i Qeverisë së Zvicrës i cili zbatohet nga Fondacioni ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES), kurse grantet administrohen nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN).

Galeri