Info Sesion me temë ‘Sfidat pas shpalljes së një pjese të Malit Sharr si Park Nacional’

Ngjarje publike, Mobilizuesit e komunitetit

T’i mbrojmë dhe promovojmë bukuritë natyrore!
Kjo është kauza për të cilën mobilizatori ynë Ardonit F Ismaili dëshiron t’i informojë dhe ndërgjegjësoj qytetarët me anë të iniciativës inovative ‘Sharr – Our Natural Home’.
Për këtë qëllim dje u mbajt Info Sesion me temë ‘Sfidat pas shpalljes së një pjese të Malit Sharr si Park Nacional’.
Të pranishëm ishin Hisen Xhemaili – drejtor i Drejtorisë për Ambient Jetësor pranë Ministrisë së Ambientit Jetësor, Luljeta Ademi – natyraliste dhe këshilltare e Presidentit Stevo Pendarovski për gjithëpërfshirje, Metin Muharemi – mentor dhe kryetar i Platformës miqtë e Sharrit, si dhe Nexhbedin Haliti – kryetar i Organizatës jo-qeveritare EkoNatyra.
     

Galeri