Integrimi me i mire i (KPA/IAC) në punën dhe formulimin e politikave publike te partive politike

Qendrat kërkimore dhe analitike

Intervistë me Lolita Cigane, konsulente ndërkombëtare për politikat publike

Si eksperte me përvojë profesionale në fushën e politikave publike, Cigane është një konsulente ndërkombëtare për tema të nderlidhura me finansimin e subjekteve politike dhe aktivitetet e tyre, zgjedhjet, korrupsionin zgjedhor dhe qeverisjen e mirë.
Në Maqedoninë Veriore per here te pare me misionet vëzhguese të OSBE/ODIHR-së ka punuar ne vitin 2009, kështu që shume mire e ka te njohur ambinetin tone politik dhe pyetjet me te cilat po ballafaqohemi.
Vitin e kaluar, ne vizite zyrtare qendroi në Shkup, dhe u takua me përfaqësues të Qendrave hulumtuese dhe Analitike (IAC) të katër partive politike më të mëdha, per te ndihmuar udheheqesit dhe aktivistët e partive politike, si të krijojnë politika publike më të suksesshme në dobi të votuesve të tyre.
Së shpejti perseri do të mbahet nje puntori me IAC-në me temën: si të përmirësohen hulumtimet e tyre dhe si të tejkalohen dobësitë.

1.
Ju keni përvojë impresive profesionale dhe një histori arritjesh në fusha të ndryshme. Deri më tani keni punuar si gazetarë, analistë të politikave publike, poashtu keni qenë aktive në politikë. Për momentin, ju punoni si këshilltar ndërkombëtar për çështjet siç janë politikat financiare, zgjedhjet, korrupsioni elektoral dhe qeverisja e mirë. Cili është fokusi primar i interesit dhe punës suaj?

Interesi im primar profesional dhe personal është demokracia. Unë kam lindur në vitet e okupimit sovjetik të vendit tim, Latvia, që tash shtet i pavarur dhe anëtar i EU-së dhe NATO-së. Më kujtohet sesi regjimi totalitar me kontrollin e tij të plotë me mungesë të lirive elementare, e helmonte jetën e prindërve dhe të afërmve të mi si dhe rrethin tonë shoqëror. Liria dhe demokracia i lejojnë njerëzit të lulëzojnë dhe zgjedhjet e ndershme, qeverisja e mirë dhe pjesëmarrja qytetare e bëjnë demokracinë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

2.
Skena politike në Maqedoninë e Veriut nuk është e panjohur për ju. Në vitin 2021 realizuat një vizitë profesionale në Shkup, ku keni pasur takime me përfaqësues të Qendrave Hulumtuese dhe Analitike (RAC) të katër partive kryesore politike në shtet. Cili ishte qëllimi i vizitës suaj si dhe përshtypjet tuaja?

Qëllimi i vizitës sime në vitin 2021 ishte të ndihmoja zyrtarët dhe aktivistët e partive politike të kuptojnë deri në ç’masë njohuria për nevojat dhe dëshirat e vërteta të votuesëve së tyre i ndihmon të hartojnë politika të suskeshme për partitë politike dhe fushatat elektorale. Ne kemi punuar që njohuritë e mbledhura të sistemohen dhe analizohen. Angazhimi i përfaqësuesve të partive politike në këtë punë ishte i mrekullueshëm si dhe ndërgjegjësimi ndaj ndikimit të dobishëm për t’i bërë fushatat e tyre më kuptimplote dhe, në fakt, më argëtuese. Fillimisht kam punuar në Maqedoninë Veriore në vitin 2008 dhe 2009 me misionet vëzhgues zgjedhor të OSBE/ODIHR-së, kështu që i njoh shumë mire çështjet me të cilat përballet shteti.


“Liria dhe demokracia i mundësojnë njerëzve të prosperojnë, ndërsa zgjedhjet e ndershme, qeverisja e mirë dhe pjesëmarrja qytetare e bëjnë demokracinë të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë.”

3.
Në muajin shkurt të këtij viti ju ktheheni në Shkup. A mund të na tregoni diç më tepër lidhur me objektivat e vizitës suaj?

Pas çdo eksperimenti të suksesshëm, lind nevoja për të vlerësuar përvojat e fituara. Kjo është mënyra e vetme të shënohet përparim. Ne do të punojmë me qëllim të kuptojmë se si politikat e partive politike dhe fushatat zgjedhore komunale kanë përfituar nga hulumtimet e RAC-së, cilat kanë qenë pikat e forta dhe të dobëta, çfarë duhet përmirësuar në të ardhmen.

4.
Në çfarë mënyre duhet forcuar kapacitetet e RAC-ve në Maqedoninë e Veriut në mënyrë që partitë politike në programet e tyre, të krijojnë politika publike më të mira, më relevante dhe më të afërta për qytetarët?

Sfida më e madhe e hulumtimit, kudo, jo vetëm në Maqedoninë Veriore, ka të bëjë me atë, të sigurohemi që përfaqësuesit e partive politike të kuptojnë qëllimin dhe porosinë e hulumtimit. Puna politike është sfiduese, me probleme të vështira dhe urgjente që shfaqen çdo ditë. Shpesh here nuk ka kohë për t’u ndalur dhe menduar. Puna e RAC-ve është një mundësi dhe një ftesë për ta bërë pikërishtë këtë,që do të thotë se puna e RAC-ve duhet integruar më mirë në punën e rregullt të politikave të partive politike.

„Do te punojmë me IAC qe të kuptojme se në çfarë menyre hulumtimet e tyre lidhur me opinionet e qytetarëve kanë sjellur përfitime për politikat publike“

5.
Përfundimisht, në çfarë mënyre mund të stimulohet dhe inkurajohet puna e partive më të vogla politike, duke qenë se këto parti nuk kanë RAC dhe shpesh kanë kapacitete të kufizuara?

Kisha kënaqësinë të punoja me partitë e vogla, kanë shumë entuziazëm dhe besim në punën që bëjnë, me përkushtim të madh ndaj ideve të tyre. Unë mendoj se ata janë të përgatitur të përfitojnë nga RACve e tyre, ndoshta në një shkallë më të ulët, por, unë besoj se mbështetja e shtetit duhet të zgjerohet në fushën e hulumtimeve dhe kapacitetit analitik të partive më të vogla, që janë të përfaqësuar në këshillat lokale dhe rajonale, duke e bërë demokracinë tuaj më të shumëllojshme dhe më të gjallë.

Galeri