Raport demografik u prezantua në Strugë, Sveti Nikollë dhe Kumanovë

Institucionet e forcuara zhvillojnë procese zgjedhore të drejta dhe efikase, Ngjarje

Nga data 21-23 mars 2022, Struga, Sveti Nikolla dhe Kumanova ishin mikpritëse të serisë së sivjetme të prezantimeve të Raportit për ndikimin e faktorëve demografikë në pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën publike dhe edukimin e votuesve. Në këto ngjarje morën pjesë përfaqësues të pushteteve lokale, organizatave të grave, të rinjve, si dhe organizata të tjera të shoqërisë civile nga rajoni Jugperëndimor, rajoni i Vardarit dhe rajoni Verilindor.
Ky raport është rezultat i një hulumtimi gjithëpërfshirës demografik të kategorive të ndryshme të votuesve, për sa i përket prioriteteve, kufizimeve dhe faktorëve motivues. Përfshin gjetje dhe sugjerime specifike se si të përmirësohet pjesëmarrja / qytetare e votuesve dhe efektiviteti i fushatave për edukimin e votuesve dhe qytetarëve. Ofron modalitete alternative për angazhimin e votuesve dhe rritjen e pjesëmarrjes së votuesve në procesin politik, jo vetëm në ditën e zgjedhjeve.
Raporti është rezultat i një hulumtimi rigoroz të bazuar në prova që ofron të dhëna unike për të anketuarit dhe këqyrje në prioritetet, kufizimet dhe përgjigjen ndaj stimujve motivues të 13 profileve demografike të votuesve. Raporti përmban rekomandime gjithëpërfshirëse për çdo profil të analizuar në lidhje me modalitetet e edukimit qytetar, ndërgjegjësimin për rëndësinë e procesit zgjedhor, zgjedhjen e mediave, mjeteve dhe kanaleve të komunikimit dhe llojit të mesazheve.

Pas prezantimit të Raportit demografik në Strugë, pjesëmarrësit diskutuan për mundësitë e ndryshme se si të mobilizohen të rinjtë në mënyrë më aktive dhe si të inkurajohet aktivizmi qytetar. Nëpërmjet përdorimit të mediave digjitale, mediave sociale, portaleve në internet dhe blogjeve për të krijuar kontakte me popullsinë më të re, segmentin më të arsimuar dhe të punësuar të popullsisë. Promovimi i shembujve pozitivë që vlerësohen nga komuniteti, si barazia gjinore, përfshirja, arsimi, të drejtat e njeriut, shëndeti, cilësia më e mirë e jetës dhe prosperiteti.
Në prezantimin në Sveti Nikollë, në fokus të diskutimit, ngjashëm si në Strugë, ishin të rinjtë që janë apatikë dhe jo mjaftueshëm të përfshirë në jetën shoqërore, publike dhe politike. Duhen takime të shumta sy më sy ose ngjarje të tjera në komunitet. Takime joformale, debate, projekte të përbashkëta komunitare, organizim i aktiviteteve argëtuese rajonale dhe ngjarje sportive për të nxitur interesin dhe pjesëmarrjen.
Pjesëmarrësit në ngjarjen në Kumanovë mirëpritën analizimin e thellë dhe rëndësinë e Raportit, rrjedhimisht potencialin e tij për të shërbyer si një mjet që opsionet politike duhet ta përdorin për të arritur në mënyrë të konsiderueshme te qytetarët dhe për të krijuar programet e tyre. Vullneti i fortë për përfshirje sociale të të rinjve në Kumanovë, integrimi i barabartë i bashkësive të ndryshme etnike, si dhe rritja e ndërveprimit me vendbanimet rurale në kuadër të komunës ishin të një rëndësie të veçantë për promovimin e pjesëmarrjes së grupeve të ndryshme të qytetarëve.

Prezantimet u përmbyllën me marrëveshje rreth rekomandimeve kryesore të Raportit, të cilat i referohen ndërgjegjësimit për rëndësinë e pjesëmarrjes në jetën socio-politike dhe aktivizmit qytetar, forcimit përmes zhvillimit të aftësive dhe njohurive për pjesëmarrje më të madhe qytetare, rritjes së besimit të qytetarëve se mund të ndikojnë në komunitet dhe shoqëri, përmirësimit të perceptimit negativ se qytetarët nuk përfaqësohen mjaftueshëm nga përfaqësuesit e zgjedhur, promovimit të kanaleve dhe procedura për inkurajimin e pjesëmarrjes në jetën qytetare, krijimit të aleancave me median, organizatat e shoqërisë civile, influenserë/ njerëz të famshëm dhe promovimit të kanaleve dhe procedurave për të inkurajuar pjesëmarrjen në aktivizmin qytetar.

Galeri