Punëtoria e dytë - Akademia për politika publike, gjenerata e dytë

Rinia e partive politike

Nga 2-4 Prill, е mbajtëm punëtorinë tonë të dytë me Akademinë e dytë për Politika Publike.

Pjesëmarrësit tashmë e njihnin njëri-tjetrin dhe atmosfera e punës dhe energjia ishin më shumë se pozitive.

Në këtë punëtori u përqendruam më shumë në tema të tilla si lidershipi brenda dhe jashtë partisë, rëndësia e komunikimit dhe aftësive ndërpersonale.

Duke kombinuar pjesën teorike me pjesën praktike, pjesëmarrësit dëshmuan se janë plot dëshirë për ndërveprim dhe debat.

Megjithëse vijnë nga parti të ndryshme politike, këtij grupi nuk i mungon bashkëpunimi dhe shkëmbimi i ideve.

Deri në seminarin tonë të tretë, të rinjtë e partive politike kanë për detyrë të shkruajnë dhe zhvillojnë dokumentet e tyre të shkurtra të politikave dhe iniciativat inovative.

Galeri