Akademia për politikat publike, Gjenerata e katërt: Moduli IV – Ju nuk jeni vetëm! - Puna në platforma të përbashkëta para dhe pas zgjedhjeve

Iniciativa inovative - parti politike, Rinia e partive politike, Ngjarje, Parti Politike

Fundjavën e kaluar e rrumbullakësuam modulin e katërt dhe të fundit të gjeneratës së katërt të Akademisë së Politikave Publike! Të fokusuar në temën “Ju nuk jeni vetëm! – Puna në platforma të përbashkëta para dhe pas zgjedhjeve”, pjesëmarrësit i avancuan aftësitë e tyre në komunikimin joverbal, ndërtimin e koalicioneve, menaxhimin e krizave në partitë politike dhe arritjen e kompromisit politik.
28 pjesëmarrës nga 13 parti politike, pjesën e parë të Akademisë e përfunduan me sukses. Në fazën vijuese, me mbështetjen e mentorëve tanë, pjesëmarrësit do të punojnë në zbatimin e Iniciativave të tyre Inovative. Nëpërmjet këtij procesi, ata do të identifikojnë shkaqet e problemeve reale në bashkësitë e tyre lokale, do të shqyrtojnë këndvështrimet e ndryshme të palëve të interesuara, do të përmbledhin zgjidhjet e mundshme dhe do të propozojnë alternativa më të mira që do të bëhen pjesë e ofertës së partive të tyre për zgjedhjet lokale në vitin 2025.
Urime të gjithë pjesëmarrësve – energjia, idetë dhe përkushtimi juaj janë forca lëvizëse për ndërtimin e të ardhmes më të mirë!

Galeri