Fundjavën e kaluar në Shtip vazhdoi me punë gjenerata e katërt e Akademisë për politika publike, me modulin e dytë të përfunduar me sukses me titull „Lidhja e ndërsjellë: Partitë politike në komunitet“. Pjesëmarrësit diskutuan në tema të rëndësishme siç janë roli i ideologjive politike, nxitja e demokracisë brenda partisë dhe angazhimi në komunitetet lokale përmes përfaqësimit dhe iniciativave qytetare. Përmes bisedës me alumni nga gjeneratat e mëparshme, pjesëmarrësit janë njohur me shembuj frymëzues për angazhimin e suksesshëm dhe nxitjen e ndryshimeve në komunitet. Liderët e rinj kanë punuar edhe në identifikimin e problemeve në komunat e tyre, në fushat e përfshirjes rinore, mjedisit jetësor, infrastrukturës dhe grupeve të cënueshme, në të cilat do të bazohen iniciativat e tyre inovative dhe do të propozojnë zgjidhje përmes politikave publike.
Akademia për politikat publike, Gjenerata e katërt: Moduli II – Lidhja e ndërsjellë: Partitë politike në komunitet
Iniciativa inovative - parti politike, Rinia e partive politike, Ngjarje, Parti Politike
Galeri