Kjo ngjarje treditore e mbajtur nga 31 marsi deri më 2 prill 2023 në Veles, ishte e mbushur me sesione informative dhe interaktive të udhëhequra nga folës dhe ekspert të shquar të fushës përkatëse.
Në ditën e parë, sesioni filloi me një përmbledhje të shkurtër të modulit të tretë dhe një pasqyrë të modulit të katërt, pasuar nga një diskutim interaktiv me temën Mediatizimi i politikës: Etika dhe integriteti. Paneli i udhëhequr nga Nazim Rashiti i Alsat TV dhe Igor Micevski, studiues në Institutin kërkimor të zhvillimit social (RESIS) theksuan rolin kyç që luan media në politikën bashkëkohore dhe rëndësinë e zotërimit të logjikës së brendshme të medias, si asaj tradicionales, ashtu edhe medias sociale. Sesioni i natës ishte po aq interesant, me regjisorin Gjorçe Stavreski që drejtoi një diskutim që nxiti mendime mbi marrëdhëniet midis artit, etikës dhe politikës.
Dita e dytë filloi me një sesion mbi “Partitë Politike dhe Media: Strategjia e komunikimit të brendshëm” dhe një punëtori në grupe, me temën “Strategjia e komunikimit të jashtëm”, e cila theksoi përdorimin e mjeteve inovative të komunikimit, mediave sociale dhe përmbajtjeve miqësore me median, e udhëhequr nga eksperti ndërkombëtar për parti politike, Ian Gill. Ndërsa në seancat e pasdites, Dr. Aleksandar Spasov foli në temën “Demokracia dhe shteti i së drejtës në një kontekst shumë të ndërmjetësuar”, si dhe Vasko Popetrevski, gazetar/redaktor i 360 gradë, së bashku me Ana Petrusheva, gazetare dhe njëra nga themelueset e BIRN-it, të cilët folën për rëndësinë e interesit publik dhe rolin e politikanit, dhe gazetarisë investigative si diga e fundit e interesit publik.
Dita e tretë filloi me një përmbledhje të dokumenteve për politika publike dhe angazhimit të komunitetit nga të gjithë pjesëmarrësit e seminarit, të cilët prezantuan të gjitha punimet dhe përvojat nga terreni. Moduli i katërt u përfundoi me një seancë përmbyllëse dhe udhëzime për hapat e ardhshëm në lidhje me aktivitetet e Akademisë për politika publike, e moderuar nga stafi i Forumit për politika të arsyeshme.