Për premtimet e përmbushura

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës së realizimit të premtimeve zgjedhore lidhur me miratimin e Strategjisë komunale për bashkëpunim me OQ-të për vitin 2022-2025 dhe sigurimin e buxhetit për realizimin e saj. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: debate publike me OQ-të për rëndësinë e strategjisë për bashkëpunim me OQ-të për vitin 2022-2025; fushatën dhe presionin ndaj vetëqeverisjes lokale për ndarjen e mjeteve për projekte të karakterit publik; ndërtimin e kapaciteteve për OQ-të aktive në komunën e Dellçevës për ndjekjen e punës së vetëqeverisjes lokale përmes mekanizmit/veglave për „qasje të lirë në informata të karakterit publik“.

Temë e monitorimit lokal është përgatitja dhe implementimi i strategjisë për bashkëpunim të komunës me sektorin e OJQ-ve.

Zbatues
Organizatë joqeveritare KHAM Dellçevë
Vendndodhja
Delčevo
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Јо Pritet të jetë pjesë e programit të komunës për v. 2023
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet N/A S'janë të nevojshme furnizimet për këtë projekt
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Në periudhën vijuese janë planifikuar takime me të gjitha OJQ-të dhe kryetarin e komunës së Dellçevës Organizatat joqeveritare
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Projekti ende nuk ka filluar. Pritet programi i komunës për v. 2023
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Јо Projekti ende nuk ka filluar. Pritet programi i komunës për v. 2023
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Јо Projekti ende nuk ka filluar. Pritet programi i komunës për v. 2023
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Projekti ende nuk ka filluar. Pritet programi i komunës për v. 2023
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Јо Miratimi i strategjisë nuk do buxhet të madh, me ç'gjë konsiderojmë se nuk do të jetë një barrë e madhe financiare e cila duhet të planifikohet.
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Janë përmbushur të gjitha parakushtet
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Ende projekti është prioritet Programi për vitin 2023 është në fazën e përpunimit
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm N/A
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Po Momentalisht nuk ka informata të mjaftueshme pse projekti ende nuk ka filluar që të realizohet
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Ueb faqja e komunës së Dellçevës (https://www.delcevo.gov.mk/)
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Kërkesën për informacionin e karakterit publik e kanë dorëzuar mobilizatorët në komunë, pritet përgjigje.
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Qytetarët, organizatat
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Qytetarët
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Qytetarët
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Qytetarët
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Јо Qytetarët
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Deritash nuk ka realizuar ngjarje publike lidhur me këtë çështje Organizatat joqeveritare, qytetarët
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Јо Ueb faqja e komunës https://www.delcevo.gov.mk/
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Komuna ka kalendar publik në dispozicion të ditëve pritëse në ueb faqen e saj Ueb faqja e komunës https://www.delcevo.gov.mk/rasporedot-za-priemni-denovi-za-rabota-so-stranki-i-odrzhuvane-na-sostanoci
      4.4 Iniciativat qytetare Po Realizimi i këtij projekti është iniciativa qytetare e organizatës KHAM nga Dellçeva