Për premtimet e përmbushura

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës së realizimit të premtimeve zgjedhore lidhur me miratimin e Strategjisë komunale për bashkëpunim me OQ-të për vitin 2022-2025 dhe sigurimin e buxhetit për realizimin e saj. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: debate publike me OQ-të për rëndësinë e strategjisë për bashkëpunim me OQ-të për vitin 2022-2025; fushatën dhe presionin ndaj vetëqeverisjes lokale për ndarjen e mjeteve për projekte të karakterit publik; ndërtimin e kapaciteteve për OQ-të aktive në komunën e Dellçevës për ndjekjen e punës së vetëqeverisjes lokale përmes mekanizmit/veglave për „qasje të lirë në informata të karakterit publik“.

Temë e monitorimit lokal është përgatitja dhe implementimi i strategjisë për bashkëpunim të komunës me sektorin e OJQ-ve.

Zbatues
Organizatë joqeveritare KHAM Dellçevë
Vendndodhja
Delčevo
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Aktivitetet për përgatitjen e strategjisë kanë filluar. Është zhvilluar një takim me kryetarin e komunës dhe janë caktuar fonde për financimin e organizatave të shoqërisë civile për vitin 2023. Takim me ekipin e kryetarit të komunës
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet N/A Nuk ka nevojë të zbatohet proces për prokurim publik për realizimin e këtij projekti.
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po U zhvillua një takim me organizatat lokale aktive të cilat u pajtuan të japin kontribute drejt këtij qëllimi. Takim me ekipin e kryetarit të komunës
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Në takimin me përfaqësuesit nga ekipi i kryetarit të komunës, u zhvilluan diskutime rreth planit realizues që komuna e ka paraparë për fillimin e përgatitjes së strategjisë. Takim me ekipin e kryetarit të komunës
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Mbetet të zgjedhet një ekspert i cili do të punojë mbi përgatitjen e strategjisë Takim me ekipin e kryetarit të komunës
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Në buxhetin e komunës së Dellçevës janë miratuar 20.000 euro për financimin e organizatave të shoqërisë civile për vitin 2023. Takim me ekipin e kryetarit të komunës
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Në buxhetin e komunës janë miratuar fonde për financimin e organizatave të shoqërisë civile për vitin 2023 Takim me ekipin e kryetarit të komunës
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Јо Tashmë në buxhet janë miratuar fonde për financimin e iniciativave civile si dhe fonde për përgatitjen e strategjisë Takim me ekipin e kryetarit të komunës dhe këshilltarët
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Të gjitha parakushtet janë plotësuar Takim me ekipin e kryetarit të komunës dhe këshilltarët
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Projekti ka domethënie të madhe dhe për komunën e Dellçevës dhe për të gjitha organizatat të shoqërisë civile aktive në komunë Takim me organizata të shoqërisë civile dhe ekipin e kryetarit të komunës
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm N/A
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Јо Pritet të fillojë përgatitja e strategjisë në vitin 2023 Takim me këshilltarët, Kërkesë për qasje në informata të karakterit publik
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Ende nuk është publikuar asgjë në ueb-faqen e komunës Ueb-faqja e komunës së Dellçevës https://www.delcevo.gov.mk/
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Organizata e cila monitoron këtë çështje ka dorëzuar 3 kërkesa për qasje në informata të karakterit publik, komuna e Dellçevës u përgjigj këtyre këresave. Komuna e Dellçevës u përgjigj kërkesave për qasje në informata të karakterit publik
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Në takimin me këshilltarët dhe ekipin e kryetarit të komunës, u shkëmbyen informacione lidhur me statusin e projektit Takim me ekipin e kryetarit të komunës dhe këshilltarët
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Po, informata shpërndahen dhe përmes takimeve joformale me punonjësit në komunën e Dellçevës Qytetarët, organizata joqeveritare
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Të gjitha organizatat aktive do të kyçen në miratimin e dokumentit strategjik Takim me ekipin e kryetarit të komunës
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Po OJQ "KHAM" - Dellçevë është organizatë qytetare e cila ka dorëzuar iniciativë për miratimin e strategjisë për bashkëpunim të komunës dhe organizatave të shoqërisë civile. OJQ "KHAM" - Dellçevë
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Të gjitha organizatat joqeveritare lokale kanë shfaqur interes të kontribuojnë në miratimin e strategjisë për bashkëpunim me komunën e Dellçevës. Takime me organizata joqeveritare lokale
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Po Takim i realizuar mes sektorit të OJQ-së dhe ekipit të kryetarit të komunës si dhe këshilltarët e komunës së Dellçevës Organizata joqeveritare
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Јо Ende nuk ka mundësi për pjesëmarrje elektronike, përveç komunikimit nëpërmjet postës elektronike me persona të rëndësishëm në komunë, kjo mundësohet duke pasur qasje të hapur në kontakt informacionet, gjegjësisht e-mail adresat e tyre. Takim me ekipin e kryetarit të komunës. ueb-faqja e komunës https://www.delcevo.gov.mk/kontakt
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Çdo të enjte zhvillohen ditë të hapura në komunë për të gjithë qytetarët e interesuar, ku kryetari i komunës është në dispozicion t'i informojë qytetarët rreth çfardo problemi. Takim me ekipin e kryetarit të komunës ueb-faqja e komunës https://www.delcevo.gov.mk/rasporedot-za-priemni-denovi-za-rabota-so-stranki-i-odrzhuvane-na-sostanoci
      4.4 Iniciativat qytetare Po KHAM është një organizatë qytetare e cila nëpërmjet iniciativës së saj synon të sigurojë kushte më të mira për sektorin joqeveritar në Dellçevë . OJQ "KHAM" - Dellçevë