Për premtimet e përmbushura

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës së realizimit të premtimeve zgjedhore lidhur me miratimin e Strategjisë komunale për bashkëpunim me OQ-të për vitin 2022-2025 dhe sigurimin e buxhetit për realizimin e saj. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: debate publike me OQ-të për rëndësinë e strategjisë për bashkëpunim me OQ-të për vitin 2022-2025; fushatën dhe presionin ndaj vetëqeverisjes lokale për ndarjen e mjeteve për projekte të karakterit publik; ndërtimin e kapaciteteve për OQ-të aktive në komunën e Dellçevës për ndjekjen e punës së vetëqeverisjes lokale përmes mekanizmit/veglave për „qasje të lirë në informata të karakterit publik“.

Temë e monitorimit lokal është përgatitja dhe implementimi i strategjisë për bashkëpunim të komunës me sektorin e OJQ-ve.

Zbatues
Organizatë joqeveritare KHAM Dellçevë
Vendndodhja
Delčevo
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet N/A Për shkak të mungesës së mjeteve të buxhetit për vitin 2023, komuna dha pëlqim Qendrës Rajonale të Avokimit - (QRA) që të aplikojë me projekt në QKBN për përgatitjen e strategjisë për bashkëpunimin e komunës me OJQ-të, pritet përgjigje nga QKBN Këshilltar për Marrëdhënie me Publikun
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet N/A Nuk ka nevojë për prokurim publik për realizimin e projektit.
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Komuna nuk ka mbajtur asnjë mbledhje në muajin janar. KHAM Dellçevo organizon trajnime me organizatat joqeveritare nga Dellçeva, me çrast ndahen informacione për projektin. Sekretari i Komunës së Dellçevës, KHAM Dellçevë
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Është dorëzuar projekt aplikacion nga ana e QRA-së në QKBN për perpilimin e strategjisë, pritet përgjigje lidhur me aplikacionin Qendra Rajonale e Avokimit
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Si aktivitete përgatitore në aplikacionin e projektit, janë takimet me të gjitha OJQ-të aktive në Dellçevë, me qëllim të informimit lidhur me nevojat e strategjisë. Organizata joqeveritare
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Janë mbajtur takime me organizata joqeveritare nga Dellçeva Organizata joqeveritare
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Pritet aprovimi i aplikacionit projektues për të filluar me realizimin e projektit.
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Komuna nuk ka paraparë mjete në buxhetin e vitit 2023 për hartimin e strategjisë, prandaj u dha pëlqim QRA-së që të aplikojnë me aplikacion projektues në QKBN për përpilimin e strategjisë. Buxheti i Komunës së Delçevës për vitin 2023. https://www.delcevo.gov.mk/budzet
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Po Mungojnë mjete në buxhet për realizimin e projektit, mirëpo kjo çështje do të zgjidhet me dorëzimin aplikacionit projektues për përpilimin e strategjisë nga QRA. Këshilltar për Marrëdhënie me Publikun Qendra Rajonale e Avokimit
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Bashkëpunimi me sektorin joqeveritar dhe përpilimi i strategjisë mbi të paraqet prioritet për komunën, prandaj është dhënë pëlqimi QRA-së që të aplikojë me një aplikacion projektues për këtë qëllim. https://www.facebook.com/delcevo365.mk/videos/6149359255116914/
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Projekti nuk është ndërprerë nga faktorë të jashtëm.
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Јо Në buxhetin e vitit 2023 nuk janë parashikuar mjete për miratimin e strategjisë Buxheti i Komunës së Dellçevës për vitin 2023 https://www.delcevo.gov.mk/budzet
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Nuk ka publikime në ueb-faqen e komunës së Dellcevës, lidhur me këtë çështje. https://www.delcevo.gov.mk/
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Janë dorëzuar kërkesa për qasje në informata të karakterit publik deri tek Komuna e Dellçevës dhe është marrë përgjigje me kohë. KHAM Dellçeva
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Komuna vazhdimisht realizon takime lidhur me këtë temë me palët e interesuara. Këshilltar për Marrëdhënie me Publikun.
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Mobilizuesit janë në kontakt të vazhdueshëm joformal me persona nga komuna, të cilët shpërndajnë informacione mbi temën. Mobilizuesit
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Përfshirja e qytetarëve në vendimet lidhur me çështjen bëhet përmes aplikacionit projektues të QRA-së deri tek QKBN për të cilin komuna e Dellçevës ka dhënë pëlqimin e saj. Qendra Rajonale për Avokim Dellçevë
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Si rezultat i inicijativave qytetare, komuna dha pëlqimin QRA-së që të aplikojë me aplikacion projektues. Organizatat joqeveritare,
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Organizatat joqeveritare në Dellçevë marrin pjesë me resurset e tyre në realizimin e projektit. Organizatat joqeveritare,
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Komuna nuk ka organizuar ngjarje publike për këtë temë. KHAM Dellçeva realizoi takime me sekretarin e zyres së kryetarit të komunës të komunës së Dellçevës dhe takime me OJQ aktive nga Dellçeva. Organizatat joqeveritare, KHAM Dellçeva
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Јо Akoma nuk ka mundësi për pjesëmarrje elektronike, përveç komunikimit nëpërmjet postës elektronike me persona të rëndësishëm në komunë, që mundësohet përmes ndarjes së kontakt informacioneve, gjegjësisht qasje publike në e-mail adresat e tyre Ueb-Faqja e komunës së Dellçevës https://www.delcevo.gov.mk/kontakt
      4.3 Ditët e hapura të komunës N/A Komuna organizon ditë të hapura, por deri më tani kjo çështje nuk është ngritur. Organizatat joqeveritare,
      4.4 Iniciativat qytetare Po OJQ "KHAM" - Dellçevë dorëzoi iniciativë për miratimin e strategjisë. QRA ka paraqitur një aplikacion projektues për përfitime financiare për miratim të strategjisë KHAM Dellçevë Qendra Rajonale e Avokimit