Për premtimet e përmbushura

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës së realizimit të premtimeve zgjedhore lidhur me miratimin e Strategjisë komunale për bashkëpunim me OQ-të për vitin 2022-2025 dhe sigurimin e buxhetit për realizimin e saj. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: debate publike me OQ-të për rëndësinë e strategjisë për bashkëpunim me OQ-të për vitin 2022-2025; fushatën dhe presionin ndaj vetëqeverisjes lokale për ndarjen e mjeteve për projekte të karakterit publik; ndërtimin e kapaciteteve për OQ-të aktive në komunën e Dellçevës për ndjekjen e punës së vetëqeverisjes lokale përmes mekanizmit/veglave për „qasje të lirë në informata të karakterit publik“.

Temë e monitorimit lokal është përgatitja dhe implementimi i strategjisë për bashkëpunim të komunës me sektorin e OJQ-ve.

Zbatues
Organizatë joqeveritare KHAM Dellçevë
Vendndodhja
Delčevo
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet N/A Për shkak të mjeteve të pamjaftueshme në buxhetin e vitit 2023 komuna i dha pëlqim Qendrës Rajonale të Përfaqësimit (QRP) të aplikojë me projekt në QMBN për përgatitjen e strategjisë së bashkëpunimit me OJQ-në. Ende pritet përgjigjja e projektit të QMBN. Këshillëtar për marrëdhënie me publikun.
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet N/A S'janë të nevojshme furnizimet publike për realizimin e projektit.
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Komuna nuk ka mbajtur takime. Sekretari i komunës së Dellçevës
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Pritet përgjigje për aplikacionin e projektit të QRP-së. Qendra Rajonale e Përfaqësimit (QRP).
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Është dorëzuar aplikacioni. Po ashtu, OJQ-ja KHAM ka zhvilluar takime me të gjitha OJQ-të aktive në Dellçevë me qëllim të informimit për nevojën e strategjisë, janë bërë dhe shpërndarë flaerët, si dhe po bëhen përgatitje për promovimin e publikimit. Organizatat joqeveritare
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Ka pasur takime me OJQ-të dhe biseda telefonike nga ana e Komunës së Dellçevës me përfaqësues të sektorit qytetar. Organizatat joqeveritare
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Pritet të miratohet aplikacioni i projektit për të filluar realizimin e tij. Organizatat joqeveritare
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Komuna nuk ka parashikuar mjete në buxhetin e vitit 2023 për përpilimin e staregjisë, për këtë i është dhënë pëlqim QRP-së që të aplikojë me aplikacion projektues në Qendrën maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMPB) për përpilimin e strategjisë. Buxheti i komunës së Dellçevës për v. 2023 https://www.delcevo.gov.mk/budzet
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Po Mungojnë mjetet në buxhetin e komunës për realizimin e projektit dhe ende nuk ka përgjigje të aplikacionit të parashtruar. Këshillëtar për marrëdhënie me publikun Qendra Rajonale e Përfaqësimit
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо KHAM Dellçevë bëri një aksion gueril me anë të shpërndarjes së flaerëve në ditë tregu të cilat përmbajnë deklarata të të gjitha OJQ-ve aktive për nevojën e staregjisë. https://www.facebook.com/photo/?fbid=6448687525165728&set=pcb.6448687878499026&__cft__[0]=AZVTnQpz9iruy9iNz2OPJ091vpqaLm8FnUXKd9geSk8TR3KHyGKr8tmMksOte4tM272QyPxLgkdrYDBZ6loCXcRPUmMY591P2T8e8dymrMsQW5egPCRi2ke3A9n9Nmh6jkhDzJtEBxHc28oBAT5EdgCslZL3WLAq2egOOIuhYTC3KA&__tn__=*bH-R
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Projekti nuk është ndalur nga faktorët e jashtëm
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Јо Nuk ka paraparë mjete në buxhet për v. 2023 për miratimin e strategjisë. Buxheti i komunës së Dellçevës për v. 2023 https://www.delcevo.gov.mk/budzet
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Nuk ka shpallje në ueb faqen e komunës së Dellçevës lidhur me këtë çështje https://www.delcevo.gov.mk/
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Janë parashtruar kërkesat për qasje në informacion me karakter publik në komunën e Dellçevës dhe është marrë përgjigje e menjëhershme. KHAM Dellçevë
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Komuna realizon takime vazhdimisht lidhur me temën me palët e prekura. Këshillëtar për marrëdhënie me publikun
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Mobilizuesit mbajnë kontakte të vazhdueshme joformale me personat e komunës të cilët shkëmbejnë informacione për këtë temë. Mobilizuesit
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Përfshirja e qytetarëve në vendimet lidhur me këtë çështje bëhet përmes aplikacionit projektues të QRP-së në QMBN për të cilin komuna e Dellçevës ka dhënë pëlqimin e saj. Qendra Rajonale e Përfaqësimit Dellçevë
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Si rezultat i iniciativave qytetare komuna i dha pëlqim QRP të aplikojë me aplikacion projektues. (MK) Невладини организации
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po OJQ-të në Dellçevë marrin pjesë me burimet e tyre në realizimin e projektit, janë përgatitur video me deklarata të OJQ-ve për nevojën e strategjisë, janë shpërndarë flaerë për informimin e qytetarëve për iniciativën, planifikohet promovimi i publikimit. Organizatat qytetare
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Komuna nuk ka organizuar ngjarje publike në këtë temë. KHAM Dellçevë zhvilloi takime me sekretarin e kabinetit të kryetarit të komunës së Dellçevës dhe takime me OJQ aktive të Dellçevës. Organizata qytetare KHAM Dellçevë
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Јо Ende nuk ka mundësi për pjesëmarrje elektronike, përveç komunikimit me e-mail, i cili mundësohet me e-mail adresat publike të personave më të rëndësishëm për kontaktim në komunë. Ueb faqja e komunës së Dellçevës https://www.delcevo.gov.mk/kontakt
      4.3 Ditët e hapura të komunës N/A Komuna organizon ditët e hapura, por deri më tani nuk është ngritur kjo çështje. Organizata qytetare
      4.4 Iniciativat qytetare Po OJQ "KHAM" - Dellçevë parashtroi iniciativën për miratimin e strategjisë. QRP parashtroi aplikacionin projektues të përfitimit të financave për miratimin e strategjisë KHAM Dellçevë Qendra Rajonale e Përfaqësimit