Dibër ON, pjesëmarrje qytetare elektronike

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i premtimeve zgjedhore për „Rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në ofrimin e shërbimeve, si dhe rritjen e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies së komunës dhe ndërmarrjeve komunale me përdorimin e teknologjisë dixhitale“. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: krijimin dhe promovimin e aplikacionit telefonik i cili u mundëson banorëve të komunës dhe komuniteteve të prekura lokale të marrin pjesë; shkëmbimin e rezultateve me autoritetet lokale dhe ndërmarrjet komunale dhe përpjekjen për një dixhitalizim të përmirësuar të shërbimeve komunale.

Temë e monitorimit lokal është përdorimi i teknologjisë dixhitale nga ana e komunës për rritjen e transparencës dhe efikasitetit të saj.

Zbatues
Shoqata - Qendër për zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit Dibër
Vendndodhja
Debar
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Јо Ende nuk ka vendim zyrtar për fillimin e realizimit, por komuna bën përpjekje sa është e mundur për t'i digjitalizuar shërbimet. Sekretari i komunës
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Nuk ka proces të furnizimeve Administratori i komunës
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Në muajin shkurt (26) është mbajtur tribuna për promovimin e aplikacionit telefonik. Mobilizuesit e organizatës Qendra për zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Nuk ka plan zyrtar të realizimit Administratori i komunës
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Ka referent të TI-së i cili punon në fushën e digjitalizimit të shërbimeve në komunë, ka referent për punë në zyrën për diasporën, ka administratorë të trajnuar. Administratori i komunës
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Është hapur zyra për diasporën dhe është lidhur bashkëpunim me MSHIA-në për t'i mundesuar diasporës t'i përdorë e-shërbimet. Ka emëruar administrator për administrimin e portalit të aplikacionit. Administratori i komunës
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Është hapur zyra për diasporën dhe është lidhur bashkëpunim me MSHIA-në për t'i mundesuar diasporës t'i përdorë e-shërbimet. Gjithnjë e më tepër po promovohen e- shërbimet e ueb faqes dhe mediat sociale të komunës. Administratori i komunës
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Për shkak të krizës energjetike mungojnë investimet dhe faturat e papaguara për ndriçimin e qytetit, nuk ka për digjitalizim edhe pse kryetari i komunës premtoi se do të vendoset interneti publik pa tela dhe instrumentet për matjen e cilësisisë së ajrit. Kryetari i komunës
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Nuk ka mungesë të ndonjë prej parakushteve përveç resurseve financiare. Kryetari i komunës
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Çështja mbetet ende në majën e prioriteteve të komunës, por momentalisht ka prioritete më të mëdha dhe aktivitetet rrjedhin ngadalë, por komuna vazhdon të punojë në këtë fushë dhe çdo ditë e shton numrin e shërbimeve elektronike. Kryetari i komunës
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Projekti nuk është ndalur Kryetari i komunës
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Јо Komuna konsideron se nuk ka ngecje, vazhdimisht ka aktivitete, por besojnë se digjitalizimi është një proces aftagjatë. Kryetari i komunës
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Nuk ka informacione në ueb faqen e komunës së Dibrës Ueb faqja e komunës së Dibrës (https://dibra.gov.mk/newmk/)
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Bazuar në përvojat e deritashme me këtë lloj të kërkesave, komuna në afat 8 - ditor u përgjigjet kërkesave për qasje në informacion me karakter publik. Mobilizuesit, shoqatat
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Komuna është e hapur, ka interes nga kompanitë, shoqatat, fondacionet por edhe nga ambasadat, si dhe nga inxhenerët e rinj të IT-së. Administratorët e komunës
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Informacionet shkëmbehen edhe përmes bisedave joformale, në tubimet publike, takimet me kryetarin e komunës. Administratori komunal, qytetarët, kryetari i komunës, shoqatat, kompanitë.
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Në profilin e fejsbukut të komunës ekziston mundësia e propozimit të ideve dhe ka një link që i referohet propozim- buxhetit, por nuk ndërlidhet drejtpërdrejtë me këtë çështje. Ueb faqja e komunës (https://dibra.gov.mk/newmk/) dhe fan faqja e fejsbukut e komunës (https://m.facebook.com/MunicipalityofDebar/posts/2536211373351526/?locale=hi_IN) http://dibra.gov.mk/newmk/buxheti/ https://dibra.gov.mk/2022/12/05/njoft
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Në muajin shkurt nuk është parashtruar ndonjë iniciativë. Administratori komunal
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Јо Administratori komunal
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Po Zhvillohen debate publike, si më 8 shkurt kur u prezantua aplikacioni Dibra On, si dhe u organizua takim me projektin e USAID-it për digjitalizimin e taksave komunale. Kryetari i komunës
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Ueb faqja e komunës, aplikacioni i cili përdoret për problemet e ambientit jetësor clean dibra, dhe me aplikacionin e ri DibraON, shumë shpejt do të digjitalizohen dhe taksat komunale. Kryetari i komunës http://cleandibra.mk/ https://dibraon.com.mk/ www.dibra.gov.mk
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Komuna çdo të martë mban takime me qytetarët. Tani qytetarëve u ofrohet mundësia edhe me anë të aplikacionit të kërkojnë takim me kryetarin e komunës. Ueb faqja e komunës së Dibrës (https://dibra.gov.mk/newmk/), intervistë me administratorin komunal, qytetarët https://dibraon.com.mk/login https://play.google.com/store/apps/details?id=mk.com.dibraon.app
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Në muajin shkurt nuk kishte iniciativa qytetare në temën e digjitalizimit Administratori komunal