Dibër ON, pjesëmarrje qytetare elektronike

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i premtimeve zgjedhore për „Rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në ofrimin e shërbimeve, si dhe rritjen e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies së komunës dhe ndërmarrjeve komunale me përdorimin e teknologjisë dixhitale“. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: krijimin dhe promovimin e aplikacionit telefonik i cili u mundëson banorëve të komunës dhe komuniteteve të prekura lokale të marrin pjesë; shkëmbimin e rezultateve me autoritetet lokale dhe ndërmarrjet komunale dhe përpjekjen për një dixhitalizim të përmirësuar të shërbimeve komunale.

Temë e monitorimit lokal është përdorimi i teknologjisë dixhitale nga ana e komunës për rritjen e transparencës dhe efikasitetit të saj.

Zbatues
Shoqata - Qendër për zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit Dibër
Vendndodhja
Debar
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Јо Ende nuk ekziston vendim zyrtar për fillim, por komuna bën përpjekje dhe ka ndërmarrë veprime lidhur me dixhitalizimin e shërbimeve. Sekretari i komunës
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Nuk ka proces prokurimi. Sekretari i komunës
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Më 30 mars u mbajt një tribunë publike për funksionalitetin e aplikacionit DibërON. Në tribunën morën pjesë 13 persona. Tribuna analizon përdorimin e Aplikacionit. Në muajin mars, 12 persona raportuan probleme dhe 9 kanë marrë përgjigje se janë zgjidhur. Ndërmarrje komunale dhe administratori i komunës
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Nuk ka plan të përgatitur për realizim. Administratori i komunës
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Ka zyrtar të TI-së, referent i TI-së i cili do të punojë në zyrën për çështje të diasporës, ka administratorë të trajnuar. Në muajin mars, 4 persona kanë vizituar zyrën për çështje të diasporës, vizitorët u njoftuan për shërbimet të cilët ofron zyra. Referent në zyrën për çështje të diasporës
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Në muajin mars, 4 persona kanë vizituar zyrën për çështje të diasporës, vizitorët u njoftuan për shërbimet të cilët ofron zyra. Në ueb faqen e komunës është vendosur linku e-tatime, por nuk është funksionale. Referent në zyrën për çështje të diasporës www.dibra.gov.mk
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Aplikacioni DibraOn instalohet gjithnjë e më tepër nga qytetarët (137), qytetarët raportojnë probleme (5 probleme të raportuara, 2 të zgjidhura) Zyra e diasporës ofron ndërmjetësim për shërbimet elektronike (edhe pse është ende në fazën e informimit) https://dibraon.com.mk/
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Komuna përballohet me probleme financiare, Administratori i komunës
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Nuk ka mungesë të parakushteve përveç ato të burimeve financiare. Sekretar i komunës
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Premtimi zgjedhor qëndron prioritet i lartë në komunë, por për momentin ka dhe prioritete më të larta dhe aktivitetet zhvillohen në mënyrë të ngadalshme, mirëpo komuna vazhdimisht punon në këtë fushë dhe çdo ditë rrit numrin e shërbimeve elektronike. Sekretar i komunës
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Projekti nuk është ndaluar Sekretar i komunës
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Јо Nuk ka stagnim, mirëpo llojet e aktiviteteve janë të natyrës së tillë që kërkon më shumë kohë për realizim Sekretar i komunës
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Nuk janë hasur informata në ueb faqen e komunës së Dibrës ueb faqja e komunës së Dibrës (https://dibra.gov.mk/newmk/)
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Për çdo informacion sigurohet përgjigje brenda 8 ditëve, sipas ligjit për informata të karakterit publik. Sekretar i komunës
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Informacionet shpërndahen dhe përmes rrjeteve sociale dhe ueb faqes së komunës, si dhe përmes të gjitha aktiviteteve që zhvillohen në komunë Sekretar i komunës
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Dibra është qytet i vogël dhe forma kryesore e shkëmbimit të informacionit bëhet përmes bisedave joformale Sekretar i komunës
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Pjesëmarrja e qytetarëve paraqet prioritet, të rinjtë ofrojnë shumë ide për dixhitalizimin e komunës, por për momentin nuk ka aktivitete konkrete, komuna planifikon të aplikojë për projekte tek donatorët potencial. Sekretar i komunës
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Nuk ka iniciativë të re në muajin mars, vazhdojmë me iniciativën e Dibër ON lidhur me e-tatimet Sekretar i komunës
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Јо Sekretar i komunës
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Komuna nuk ka organizuar ngjarje publike lidhur me këtë çështje, por Shoqata Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit, më 30 mars ka organizuar një debat publik për aplikacionin dixhital për raportimin e problemeve komunale. Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Ka informacione nga të dy aplikacionet CleanDibra dhe DibraON, ndërsa fan-faqet sociale të komunës dhe NPK Standard janë vende ku qytetarët mund të marrin pjesë duke komentuar, gjithashtu në faqen hasen e-forma të ndryshme. Cleandibra, dhe DibraОN https://dibra.gov.mk/ https://www.facebook.com/MunicipalityofDebar https://www.facebook.com/search/top?q=nkp%20%2F%20%D1%98%D0%BA%D0%BF%20%22%20standard%20%22
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Komuna organizon takime me qytetarët çdo të martë. Tani qytetarët kanë mundësi dhe përmes aplikacionit të kërkojnë takim me kryetarin e komunës Ueb-faqja e komunës së Dibrës (https://dibra.gov.mk/newmk/), intervistë me administratorin e komunës, qytetarët https://dibraon.com.mk/login https://play.google.com/store/apps/details?id=mk.com.dibraon.app
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Gjatë muajit mars nuk kishte asnjë iniciativë civile mbi temën e dixhitalizimit Sekretar i komunës