Fundjavën e kaluar, në Tetovë, mbajtëm punëtorinë e fundit në kuadër të gjeneratës së pestë të Akademisë për Politika Publike, të organizuar përmes Programit Zviceran për Mbështetjen e Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Gjatë programit dyditor, pjesëmarrësit punuan në avancimin e nismave të tyre për politika publike, me fokus të veçantë në mënyrën se si rezultatet e hulumtimit të shndërrohen në dokumente të qarta dhe të argumentuara të politikave publike, si dhe në mënyrën se si zgjidhjet e propozuara të komunikohen dhe të përfaqësohen në mënyrë efektive para vendimmarrësve përkatës dhe publikut të gjerë. Gjatë periudhës në vijim, Akademia hyn në fazën e saj përfundimtare, gjatë së cilës do të vazhdojë puna individuale me secilin pjesëmarrës për zbatimin e nismave të tyre dhe përgatitjen e dokumenteve për politika publike. Qëllimi është që njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë Akademisë të shndërrohen në propozime konkrete, të bazuara në nevojat e qytetarëve, të cilat kanë potencial të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve publike dhe të cilësisë së jetës në komunitetet lokale.
Punëtori për shqyrtimin e progresit dhe ndarjen e eksperiencës me kolegët për pjesëmarrësit e Gjeneratës së Pestë të Akademisë për Politika Publike (APP): Forcimi i nismave për politika publike - Shkrimi, komunikimi dhe avokimi për ndryshim të politikave
Iniciativa inovative - parti politike, Rinia e partive politike, Ngjarje, Parti Politike
