Punëtori me QKA të BDI: Përdorimi efektiv i mjeteve digjitale dhe i atyre të mbështetura nga inteligjenca artificiale në proceset e partive politike

Qendrat kërkimore dhe analitike, Ngjarje, Parti Politike

Qendra Hulumtuese-Analitike e partisë politike Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) realizuan një trajnim dyditor për zbatimin praktik të mjeteve digjitale dhe inteligjencës artificiale në punën e përditshme të partive politike.

Përmes ushtrimeve praktike dhe shembujve konkretë, pjesëmarrësit u njohën me mundësitë e përdorimit të mjeteve të inteligjencës artificiale në veprimtarinë politike dhe hulumtuese, analizimin dhe përpunimin e informacionit, hartimin e politikave, komunikimin strategjik dhe krijimin e përmbajtjeve. Theks i veçantë iu kushtua zgjidhjeve konkrete që mund të rrisin efikasitetin, të lehtësojnë kryerjen e detyrave të përditshme dhe të përmirësojnë funksionimin e brendshëm të partisë.

Ky aktivitet është pjesë e veprimtarive të vazhdueshme të Programit Zviceran për Mbështetjen e Zgjedhjeve, që synojnë forcimin e kapaciteteve hulumtuese dhe analitike të partive politike dhe kontribuojnë në zhvillimin e proceseve politike më të informuara, më të përgjegjshme dhe të orientuara drejt qytetarëve.

Galeri