Punëtori edukative mbi procesin zgjedhor me nxënës të shkollave të mesme në Tetovë

Institucionet e forcuara zhvillojnë procese zgjedhore të drejta dhe efikase, Punëtori dhe trajnime

Në kuadër të serisë së aktiviteteve edukative për nxënësit e shkollave të mesme, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbajti një punëtori me nxënësit e SHMEK “8 Shtatori” në Tetovë, me mbështetjen e Programit për Mbështetje Zgjedhore.

Punëtoria iu kushtua përfshirjes së të rinjve në zgjedhje dhe rëndësisë së votës së tyre për zhvillimin demokratik të vendit. Përmes një “gare njohurish” interaktive, nxënësit, të ndarë në dy grupe, ndanë njohuritë, interesat dhe mendimet e tyre për të drejtën e votës dhe procesin zgjedhor.

Vëmendje e veçantë iu kushtua të drejtës së votës dhe përgjegjësisë së çdo votuesi, si dhe roleve të ndryshme përmes të cilave të rinjtë mund të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Në realizimin e aktivitetit morën pjesë përfaqësues të Sektorit për trajnime të vazhdueshme, Sektorit për çështje juridike dhe Sektorit për listën zgjedhore pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Aktiviteti kontribuoi në forcimin e informimit dhe angazhimit të të rinjve në proceset zgjedhore dhe demokratike.

Galeri