Më 17 prill 2026, Sektori për trajnime të vazhdueshme pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve mbajti një punëtori edukative me nxënës të SMMTK “Nace Bugjoni” nga Kumanova. Me këtë aktivitet filloi seria e trajnimeve për nxënësit e shkollave të mesme, e cila u realizua në periudhën prej 17 deri më 30 prill 2026, me mbështetjen e Programit për Mbështetje Zgjedhore.
Qëllimi i punëtorisë ishte që të rinjtë të fitojnë njohuri bazë për procesin zgjedhor, të drejtën e votës dhe pjesëmarrjen e të rinjve në zgjedhje.
Përmes punës interaktive, nxënësit diskutuan çështje me rëndësi për ta si votues të rinj dhe të ardhshëm, me fokus të veçantë në ushtrimin e informuar dhe të papenguar të së drejtës së votës për herë të parë.
Punëtoritë edukative kontribuuan në përgatitjen e të rinjve për pjesëmarrje aktive në proceset zgjedhore, marrjen e vendimeve të informuara dhe njohjen më të mirë të të drejtave dhe përgjegjësive të tyre si votues.
