Në kuadër të Programit për Mbështetje Zgjedhore filloi procesi i monitorimit të përmbushjes së premtimeve zgjedhore në 16 komuna në Maqedoninë e Veriut.
Organizatat e shoqërisë civile të përfshira në këtë proces filluan të monitorojnë realizimin e premtimeve të përzgjedhura në nivel lokal, me qëllim që të kontribuojnë në rritjen e llogaridhënies dhe transparencës së autoriteteve lokale dhe të nxisin pjesëmarrjen e qytetarëve në monitorimin e politikave lokale.
Monitorimi zbatohet deri në qershor 2027, ndërsa organizatat e shoqërisë civile do të mbledhin dhe publikojnë rregullisht informacione mbi progresin në përmbushjen e premtimeve zgjedhore që janë objekt i monitorimit.
Aktiviteti është pjesë e përpjekjeve të Programit për Mbështetje Zgjedhore për forcimin e pjesëmarrjes qytetare dhe llogaridhënies në nivel lokal.
