Treguesi financiar – IV. Alokimi ose rialokimi i burimeve komunale pas zgjedhjeve lidhur me masën që monitorohet — Gostivar

4.1 Ndryshime paszgjedhore në shpërndarjen e buxhetit komunal ose në prioritetet e financimit, si zhvendosje të rëndësishme që ndikojnë në projektet e planifikuara ose në vazhdim Po
4.1.1 Ndryshimet janë miratuar formalisht Po
4.1.2 Vendimet janë komunikuar publikisht Po
4.1.3 Është dhënë arsyetim në bazë të nevojave operative, programore dhe fiskale Jo
Nr.KriteriStatusiPërshkrimBurimi
4.1Ndryshime paszgjedhore në shpërndarjen e buxhetit komunal ose në prioritetet e financimit, si zhvendosje të rëndësishme që ndikojnë në projektet e planifikuara ose në vazhdim Po
4.1.1Ndryshimet janë miratuar formalisht Po

Me ribalancin e Buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2026, të miratuar më 31.08.2026, janë bërë ndryshime në shpërndarjen e mjeteve buxhetore. Sipas përgjigjes me shkrim dhe sqarimit plotësues të dhënë nga Komuna, mjetet për Programin e tërësishëm për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave janë zvogëluar për 1.000.000 denarë. Nuk janë ofruar të dhëna të qarta se si është shpërndarë kjo ulje sipas masave, e as nëse dhe në çfarë shume janë zvogëluar mjetet e dedikuara për kontrollet falas të mamografisë.

Fletore Zyrtare e Komunës së Gostivarit nr. 14, e datës 29.12.2025.
Ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gostivarit: https://gostivari.gov.mk/042/mk/archives/2629
Fletore Zyrtare e Komunës së Gostivarit nr. 9, e datës 31.08.2026 – Aktvendim për shpalljen e Konkluzionit për miratimin e Ribalancit të Buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2026, nr. 08-1963/1, i datës 31.08.2026.
Përgjigje me shkrim përmes postës elektronike nga bashkëpunëtori i lartë për rini dhe sport.
Sqarim plotësues përmes telefonit, i marrë më 30.09.2026 nga bashkëpunëtori i lartë për rini dhe sport.

4.1.2Vendimet janë komunikuar publikisht Po

Vendimi për miratimin e ribalancit të Buxhetit për vitin 2026 është publikuar zyrtarisht në Fletoren Zyrtare të Komunës së Gostivarit nr. 9, të datës 31.08.2026. Fletorja është e qasshme në ueb-faqen zyrtare të Komunës, me datë publikimi 09.09.2026.
Gjatë verifikimit nuk është gjetur ndonjë njoftim i veçantë informues për qytetarët, i cili do të shpjegonte zvogëlimin e mjeteve për Programin e tërësishëm për Mundësi të Barabarta me 1.000.000 denarë dhe ndikimin e këtij ndryshimi në masat e parapara. Gjithashtu, nuk është gjetur ndonjë njoftim i veçantë lidhur me ndryshimin e pjesëmarrjes financiare për kontrollet e mamografisë. Këto informacione janë siguruar përmes takimit dhe komunikimit plotësues me Komunën.

Fletore Zyrtare e Komunës së Gostivarit nr. 9, e datës 31.08.2026 – Aktvendim për shpalljen e Konkluzionit për miratimin e Ribalancit të Buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2026, nr. 08-1963/1, i datës 31.08.2026.
Ueb-faqja zyrtare e Komunës dhe faqja zyrtare e Komunës në Facebook.
Përgjigje me shkrim përmes postës elektronike nga bashkëpunëtari i lartë për rini dhe sport.
Sqarim plotësues përmes telefonit, i marrë më 30.09.2026 nga bashkëpunëtori i lartë për rini dhe sport.

4.1.3Është dhënë arsyetim në bazë të nevojave operative, programore dhe fiskale Jo

Nuk është marrë një arsyetim i qartë për zvogëlimin e buxhetit të Programit të tërësishëm për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave me 1.000.000 denarë, bazuar në nevoja operative, programore apo fiskale.
Në përgjigjen me shkrim dhe sqarimin plotësues të dhënë nga Komuna është konfirmuar zvogëlimi i mjeteve, por nuk janë specifikuar arsyet për këtë ndryshim. Gjithashtu, nuk është shpjeguar se cilat aktivitete programore do të preken, si është përcaktuar shuma e zvogëlimit dhe çfarë ndikimi do të ketë ai në zbatimin e Programit.
Publikimi zyrtar i vendimit për miratimin e ribalancit konfirmon miratimin e ndryshimeve buxhetore, por nuk është gjetur ndonjë arsyetim i veçantë lidhur me zvogëlimin e mjeteve për këtë Program.

Gazeta Zyrtare e Komunës së Gostivarit nr. 9, e datës 31.08.2026 – Aktvendim për shpalljen e Konkluzionit për miratimin e Ribalancit të Buxhetit për vitin 2026; Konkluzioni nr. 08-1963/1.
Ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gostivarit: https://gostivari.gov.mk/042/mk/archives/2629
Përgjigje me shkrim përmes postës elektronike nga bashkëpunëtori i lartë për rini dhe sport, e datës 29.09.2026.
Sqarim plotësues përmes telefonit nga bashkëpunëtori i lartë për rini dhe sport, i datës 30.09.2026.