Matrica e monitorimit
| Nr. | Kriteri i monitorimit | Statusi | Përshkrim & vërejtje | Burimi |
|---|---|---|---|---|
| I. Zbatimi i masës që monitorohet | ||||
| 1.1 | Mjete buxhetore të alokuara në buxhetin e komunës për vitin 2026 për realizimin e masës | Po | Në Programin për Mbrojtjen e Ambientit për vitin 2026 janë paraparë 1.250.000 denarë për subvencionimin e biçikletave. Megjithatë, në planin buxhetor është identifikuar shumë prej 1.500.000 denarësh për kategorinë e përgjithshme të mbrojtjes së ambientit, e cila përfshin edhe aktivitete tjera. Nuk është e qartë në cilin zë buxhetor janë siguruar mjetet për këtë masë. Nuk ka ribalanc të evidentuar. | Programi i Aktiviteteve nga Sfera e Mbrojtjes së Ambientit Jetësor dhe Natyrës në Komunën e Tetovës për vitin 2026, ku është paraparë masa për klima inverter; Buxheti i Komunës së Tetovës për vitin 2026, i miratuar nga Këshilli i Komunës së Tetovës në mbledhjen e mbajtur më 30.12.2025. Program R10; Takim me përfaqësues të Sektorit për Veprimtari Publike dhe Mbrojtje të Ambientit Jetësor, mbajtur më 20.05.2026; Email i monitorueses Narta Kasa, dërguar më 01.06.2026, me kërkesë për sqarim të dallimit mes shumës në Program dhe shumës në Buxhet. |
| 1.2 | Prokurime publike të planifikuara dhe/ose të realizuara në lidhje me masën | Jo | Deri në fund të periudhës raportuese nuk janë identifikuar prokurime publike të planifikuara ose të realizuara për këtë masë. Në takim me komunën është theksuar se nuk ka prokurime lidhur me subvencionimin e biçikletave. Mbetet për t’u sqaruar procedura administrative dhe financiare për realizimin e pagesave për përfituesit. | Takim me përfaqësuesit e Sektorit për Veprimtari Publike dhe Mbrojtje të Ambientit Jetësor të Komunës së Tetovës më 20.05.2026; |
| 1.3 | Janë siguruar parakushtet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve që lidhen me masën (p.sh. leje, aktivitete përgatitore, kuadro etj.) | Jo | Programi parasheh publikimin e thirrjes publike, aplikimin e qytetarëve, verifikimin e dokumentacionit nga komisioni, kontrollin në terren dhe pagesën e subvencioneve. Deri në fund të periudhës nuk është publikuar thirrje, kritere, afate, formular aplikimi apo procedurë për verifikim dhe kontroll në terren. Mbetet e paqartë edhe sigurimi praktik i mjeteve financiare. | ueb-faqja dhe rrjetet sociale të komunës. |
| 1.4 | Po zbatohen aktivitete konkrete në lidhje me masën | Jo | Deri në fund të periudhës Prill–Qershor 2026 nuk janë identifikuar aktivitete konkrete për zbatimin e masës. Nuk është publikuar thirrje publike, nuk ka proces aplikimi, përzgjedhje të përfituesve, kontrolle në terren apo pagesa të subvencioneve. Masa mbetet e paraparë në Program, por ende nuk ka filluar zbatimi praktik. | ueb-faqja dhe rrjetet sociale të komunës. Takim me përfaqësuesit e Sektorit për Veprimtari Publike dhe Mbrojtje të Ambientit Jetësor të Komunës së Tetovës më 20.05.2026; |
| II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit | ||||
| 2.1 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, rregullisht ndan informacione për masën në ueb-faqe dhe rrjete sociale | Jo | Deri në fund të periudhës raportuese nuk janë identifikuar publikime të dedikuara për subvencionimin e biçikletave. Nuk janë publikuar informata për fondet, kriteret, dokumentacionin, afatet apo mënyrën e aplikimit. Programi përkatës është siguruar përmes burimeve të tjera dhe nuk është identifikuar si informacion lehtësisht i qasshëm për qytetarët. | ueb-faqja dhe rrjetet sociale të komunës. Takim me përfaqësuesit e Sektorit për Veprimtari Publike dhe Mbrojtje të Ambientit Jetësor të Komunës së Tetovës më 20.05.2026; |
| 2.2 | Komuna, përkatësisht institucioni kompetent, u përgjigjet kërkesave për informacione me karakter publik të dërguara për masën konkrete | Jo | Gjatë periudhës raportuese nuk është dërguar kërkesë formale për qasje të lirë në informata publike për këtë masë. | Informacion nga ekipi i projektit -mail i derguar me 01 qershor , me subjekt - Kerkese per informacion nga monitoring staffi Narta Kasa |
| 2.3 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, ndan informacione për masën me kërkesë të palëve të interesuara përmes takimeve, intervistave etj. | Po | Po, pjesërisht. Komuna ka organizuar takim njoftues me ekipin e projektit më 20.05.2026 dhe ka konfirmuar se masa është përfshirë në Programin për vitin 2026. Më 01.06.2026 është dërguar email për sqarim lidhur me fondet, afatet dhe hapat e zbatimit të dy masave. Deri në fund të periudhës raportuese nuk është pranuar përgjigje me shkrim ndaj kësaj kërkese. | Mail i derguar me 01 qershor , me subjekt - Kerkese per informacion nga monitoring staffi Narta Kasa
|
| III. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje | ||||
| 3.1 | Qytetarët janë të përfshirë në vendimet që lidhen me realizimin e masës | Jo | Jo, nuk ka informacione. Në dhjetor 2025, Komuna e Tetovës ka publikuar thirrje për debat publik lidhur me Buxhetin për vitin 2026. Kjo ka krijuar mundësi të përgjithshme për qytetarët të japin propozime. Megjithatë, nuk ka të dhëna nëse subvencionimi i biçikletave është diskutuar veçmas apo nëse propozimet e qytetarëve janë reflektuar në këtë masë. | Informacion nga ekipi i projektit ueb-faqja dhe rrjetet sociale të komunës.
|
| 3.2 | Qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrje në vendimet që lidhen me masën që monitorohet | Jo | Deri në fund të periudhës raportuese nuk janë identifikuar kërkesa, peticione, iniciativa ose propozime të dokumentuara nga qytetarët posaçërisht për subvencionimin e biçikletave. Interesi i shprehur gjatë aktivitetit me biçikleta nuk përbën iniciativë formale qytetare. | Informacion nga ekipi i projektit për takim me komunën Web-faqja dhe rrjetet sociale të komunës. komunikim me palët e interesuara. |
| Qytetarët janë përfshirë në procesin e zbatimit të masës konkrete përmes: | ||||
| 3.3.1 | Tubime publike, debate dhe forume | Po | Më 07.06.2026, ekipi i projektit mori pjesë në aktivitetin me biçikleta të organizuar nga “Më mirë për Tetovën”. Gjatë aktivitetit u informuan qytetarët për masën dhe u realizua mini-anketë. Shumica e pjesëmarrësve nuk kishin informacion paraprak për subvencionet, por shprehën interes të lartë. Pyetja më e shpeshtë ishte lidhur me kushtet për aplikim. | Postim i organizatës; fotografi; Postim në Facebook për aktivitetin me biçikletat Video me aktivitetet me biçikleta
|
| 3.3.2 | Mundësi për pjesëmarrje elektronike përmes aplikacioneve mobile, ueb-faqes, formularëve elektronikë etj. | Jo | Deri në fund të periudhës raportuese nuk janë identifikuar formularë online, platforma për aplikim, konsultime elektronike ose mjete të tjera digjitale për përfshirjen e qytetarëve në realizimin e masës. Nuk është publikuar thirrje publike, prandaj nuk ka informacion as për aplikim elektronik. | Web-faqja dhe rrjetet sociale të komunës. |
| 3.3.3 | Ditë të hapura të komunës | Jo | Komuna ka publikuar njoftim për takim të Kryetarit me qytetarët më 26.06.2026. Megjithatë, nuk ka të dhëna të konfirmuara nëse takimi është realizuar dhe nëse masa për subvencionimin e biçikletave ka qenë pjesë e diskutimit. Për këtë arsye, nuk mund të konfirmohet ditë e hapur lidhur me masën. | Web-faqja dhe rrjetet sociale të komunës. |
