Matrica e monitorimit
| Nr. | Kriteri i monitorimit | Statusi | Përshkrim & vërejtje | Burimi |
|---|---|---|---|---|
| I. Zbatimi i masës që monitorohet | ||||
| 1.1 | Mjete buxhetore të alokuara në buxhetin e komunës për vitin 2026 për realizimin e masës | Po | Në Buxhetin e Komunës së Studeniçanit për vitin 2026 janë alokuar mjete në vlerë totale prej 2.436.000,00 denarësh për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve lokale, të miratuara me vendim të Këshillit të Komunës. Gjatë monitorimit do të ndiqen realizimi i mjeteve dhe ndryshimet e mundshme gjatë ribalancimit. | Programi për rrugët lokale i Komunës së Studeniçanit |
| 1.2 | Prokurime publike të planifikuara dhe/ose të realizuara në lidhje me masën | Po | Prokurimi publik lidhur me realizimin e masës është zbatuar dhe përfunduar, met ofertuesin e përzgjedhur FLUID Proekt SHPK. | Emri i prokurimit: Për prokurimin publik të punimeve për mirëmbajtjen e rrugëve lokale në territorin e Komunës së Studeniçanit sipas thirrjes publike nr. 06503/2026 |
| 1.3 | Janë siguruar parakushtet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve që lidhen me masën (p.sh. leje, aktivitete përgatitore, kuadro etj.) | Po | Janë siguruar parakushtet e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve lokale: mjete buxhetore, prokurim publik i zbatuar dhe kompani e angazhuar përmes kontratës kornizë nr. 09-837/1 të datës 01.06.2026. Për mirëmbajtjen e rregullt nuk janë konstatuar pengesa shtesë për realizim. | Nr. 09-837/1 |
| 1.4 | Po zbatohen aktivitete konkrete në lidhje me masën | Jo | Gjatë tremujorit ka përfunduar prokurimi publik dhe është nënshkruar kontrata, por nuk janë siguruar të dhëna apo dëshmi se kanë filluar aktivitetet konkrete në terren për realizimin e masës. Në periudhën vijuese do të ndiqen fillimi, lloji dhe vëllimi i punimeve të kryera. Është analizuar ueb-faqja e kryetarit në Facebook. | https://www.facebook.com/Mr.EjupAbazi |
| II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit | ||||
| 2.1 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, rregullisht ndan informacione për masën në ueb-faqe dhe rrjete sociale | Jo | Komuna herë pas here publikon informacione për aktivitetet lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve lokale, pot njoftimet nuk janë të rregullta dhe jo gjithmonë përmbajnë të dhëna të mjaftueshme për vendndodhjen, llojin dhe ecurinë e ndërhyrjeve. Kërkohet përmirësim i transparencës dhe informim i rregullt i qytetarëve. | https://www.facebook.com/Mr.EjupAbazi |
| 2.2 | Komuna, përkatësisht institucioni kompetent, u përgjigjet kërkesave për informacione me karakter publik të dërguara për masën konkrete | Po | Sipas informacioneve nga Komuna e Studeniçanit, në tremujorin aktual janë pranuar të paktën 2-3 kërkesa nga qytetarët lidhur me masën. Kërkesave u është kthyer përgjigje me email dhe me shkrim, pa pagesë. Komuna nuk ka rregullore të veçantë për tarifimin e informatave publike. Kërkesat për ndërhyrje dhe mirëmbajtje të rrugëve përcillen nga Ndërtimi te kompania kontraktuese. | Procesverbal nga takimi me një punonjës të komunës |
| 2.3 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, ndan informacione për masën me kërkesë të palëve të interesuara përmes takimeve, intervistave etj. | Po | Gjatë tremujorit, Komuna e Studeniçanit ndau informacione për masën përmes bisedave të drejtpërdrejta dhe një takimi me qytetarët, ku mori pjesë edhe kryetari i komunës. U prezantuan informacione mbi ecurinë e realizimit, aktivitetet dhe pengesat me të cilat përballet Komuna. | Burimi i informatave: Raport nga takimi me Komunën dhe pyetësorët e realizuar med qytetarët |
| III. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje | ||||
| 3.1 | Qytetarët janë të përfshirë në vendimet që lidhen me realizimin e masës | Jo | Gjatë tremujorit, qytetarët nuk kanë qenë të përfshirë apo të konsultuar formalisht në vendimmarrjen lidhur me masën. Nuk ka të dhëna se qëndrimet dhe propozimet e tyre janë përfshirë në vendimet e mëtejshme të Komunës. | Procesverbal nga biseda me një punonjës të komunës |
| 3.2 | Qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrje në vendimet që lidhen me masën që monitorohet | Jo | Në këtë tremujor nuk ka kërkesa formale, peticione apo iniciativa qytetare të regjistruara lidhur me masën. Qytetarët deri më tani nuk kanë iniciuar pjesëmarrje në vendimmarrje. | Procesverbal nga biseda me një punonjës të komunës |
| Qytetarët janë përfshirë në procesin e zbatimit të masës konkrete përmes: | ||||
| 3.3.1 | Tubime publike, debate dhe forume | Po | Më 30.06.2026, shoqata Qendra për Asistencë organizoi një takim me qytetarët në Komunën e Studeniçanit, ku u prezantuan gjetjet fillestare të monitorimit të infrastrukturës rrugore lokale. Në takim mori pjesë edhe kryetari i komunës, ndërsa qytetarët bënë pyetje dhe dhanë propozime. Në monitorimin e mëtejshëm do të ndiqet nëse propozimet do të merren parasysh. | Raport nga takimi i realizuar |
| 3.3.2 | Mundësi për pjesëmarrje elektronike përmes aplikacioneve mobile, ueb-faqes, formularëve elektronikë etj. | Jo | Nuk është siguruar ndonjë mundësi e veçantë për pjesëmarrje elektronike të qytetarëve lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve lokale përmes aplikacioneve celulare, formularëve ueb apo ndonjë mjeti tjetër elektronik. Në këtë tremujor nuk ka pjesëmarrje elektronike të regjistruar. | E dukshme në ueb-faqen e komunës, si dhe procesverbal nga biseda me një punonjës. |
| 3.3.3 | Ditë të hapura të komunës | Po | Komuna e Studeniçanit organizon ditë të hapura të enjteve, ku qytetarët mund të bisedojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e Komunës dhe të bëjnë pyetje lidhur me infrastrukturën rrugore lokale. Në monitorimin e mëtejshëm do të ndiqen numri i pjesëmarrësve, kërkesat e dorëzuara dhe rezultati i tyre. | E disponueshme si informacion në ueb-faqe |
