Ndihmë dhe kujdes në shtëpinë për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara

Me këtë iniciativë do të monitorohet premtimi zgjedhor “Ndihmë dhe kujdes në shtëpinë për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara”, që është pjesë e programit komunal për vitin 2023. Ky projekt ka filluar të zbatohet në fillim të vitit 2022 dhe sipas programit të zgjedhjeve lokale të fundit planifikohet faza e dytë e realizimit në vitin 2023. Projekti ka rëndësi të veçantë për popullatën lokale sepse bëhet fjalë për grupin e margjinalizuar si një kategori specifike e qytetarëve nga komunitetet me pakicë, të moshuarit, të pafuqishmit. Personat janë të vetëm dhe të pafuqishëm si dhe me nevojë të madhe për përkujdesje nga një person tjetër, sepse shumica e të rinjve kanë emigruar në vendet e Evropës Perëndimore. Përmbushja e këtij premtimi do t’ua lehtësojë jetën e përditshme dhe do t’u mundësojë të bëjnë një jetë më dinjitoze. Rezultatet e fituara nga monitorimi do të shpërndahen deri te publiku nëpërmjet: shpërndarjes së materialeve informative, debat publik, fushata në mediat sociale.

Zbatues
Shoqata Radika-DE – Dibër
Vendndodhja
Centar Župa
Buxheti
172000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Projekti ka filluar vitin e kaluar me ç’rast i ka paraprirë vendimi për fillimin e realizimit nga ana e vetëqeverisjes lokale Qendra Zhupë dhe aktualisht realizohet faza e dytë e implementimit të së njëjtës. Koordinatorja për mundësi të barabarta pranë vetëqeverisjes lokale Qendra Zhupë dhe sekretar i Kryqit të kuq Dibër.
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Prokurimi publik për projektin ka përfunduar vitin e kaluar. Këtë vit projekti është në fazën e dytë. Personi përgjegjës për prokurime publike – vetëqeverisja lokale Qendra Zhupë dhe sekretar i Kryqit të kuq Dibër.
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Takimet janë joformale dhe në to marrin pjesë persona të interesuar për projektin, por të njëjtat nuk janë regjistruar si takime formale. Marrësit e shërbimeve, ofruesit e shërbimeve, Koordinatori i shërbimeve dhe Udhëheqësi i ofruesve të shërbimeve.
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po Është krijuar hartë e përdoruesve potencial nga më shumë vendbanime, plan për realizimin e trajnimeve për kujdestarët, plan për prokurimet publike. Personi përgjegjës për Mbrojtje sociale - vetëqeverisja lokale Qendra Zhupë dhe sekretar i Kryqit të kuq Dibër.
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Në fillimi u formua ekipi i cili është i angazhuar në projektin. U shpall konkurs për trajnimin e kujdestarëve. U zhvillua trajnimi i të gjithë kandidatëve për kujdestarë. Janë prokuruar të gjitha mjetet e nevojshme për amvisëri si dhe aparate për matjen e Pjesëmarrësit në fokus grupet (ofruesit dhe përdoruesit e shërbimeve). Udhëheqësi i ofruesve të shërbimeve- Kryqi i kuq. https://merkezjupa.gov.mk/category/%d0%b8%d0%bd%d1%84%d0%be%d1%80%d0%bc%d0%b0%d1%86%d0%b8%d0%b8/ https://www.facebook.com/redcrossdebar
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Zhvillohet faza e dytë e realizimit të projektit dhe aktualisht ka 50 përdorues që marrin shërbime nga ana e 12 kujdestarëve. Numri i ofruesve të shërbimeve ka rënë sepse 8 ofrues të shërbimeve kanë migruar. Pjesëmarrësit në fokus grupet (ofruesit dhe përdoruesit e shërbimeve). Udhëheqësi i ofruesve të shërbimeve- Kryqi i kuq.
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Personat marrës të shërbimeve janë posaçërisht të lumtur dhe të kënaqur në prani të kujdestarëve dhe tregojnë interes për qëndrueshmërinë e projektit sepse më parë kanë qenë shumë të vetmuar. Pjesëmarrësit në fokus grupet (ofruesit dhe përdoruesit e shërbimeve).
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës N/A Në lidhje me buxhetin nuk ka asnjë stagnim të aktiviteteve dhe në kontinuitet vazhdohet me dhënien e shërbimeve. Personi përgjegjës për Mbrojtje sociale - vetëqeverisja lokale Qendra Zhupë dhe sekretar i Kryqit të kuq Dibër.
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore N/A Të gjitha parakushtet janë përmbushur dhe aktivitetet realizohen pa pengesa. Pjesëmarrësit në fokus grupe (ofruesit e shërbimeve), Personi përgjegjës për Mbrojtje sociale - vetëqeverisja lokale Qendra Zhupë dhe sekretar i Kryqit të kuq Dibër.
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet N/A Duke marrë parasysh që komuna masovikisht po migron dhe ky trend vazhdon, nevoja për kujdes në shtëpi edhe më tej mbetet prioritet jo vetëm për përdoruesit aktual por edhe për përdorues e ri të interesuar. Pjesëmarrësit në fokus grupe (ofruesit e shërbimeve dhe përdoruesit e shërbimeve) dhe banorët e vendbanimeve të Qendrës Zhupë.
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm N/A Projekti nuk është ndërprerë Pjesëmarrësit në fokus grupe (ofruesit e shërbimeve dhe përdoruesit e shërbimeve), qasje në raportet ditore dhe mujore të dorëzuara nga ana e kujdestarëve deri te Udhëheqësi i ofruesve të shërbimeve, Kryqi i kuq Dibër.
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Nuk ka asnjë stagnimi në aktivitetet Pjesëmarrësit në fokus grupe (ofruesit e shërbimeve dhe përdoruesit e shërbimeve) dhe Udhëheqësi i ofruesve të shërbimeve, Kryqi i kuq Dibër.
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Informacionet në ueb faqen dhe në rrjetet sociale të komunës nuk azhurnohen rregullisht. Rishikimi i ueb faqes së komunës https://merkezjupa.gov.mk/
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Komuna praktikon dhënien e informacioneve me karakter publik në bazë të kërkesës me shkrim Personi përgjegjës për informacione me karakter publik - Qendra Zhupë. https://merkezjupa.gov.mk/%d0%be%d0%bf%d1%88%d1%82%d0%b8%d0%bd%d1%81%d0%ba%d0%b8-%d0%be%d0%b2%d0%bb%d0%b0%d1%81%d1%82%d1%83%d0%b2%d0%b0%d1%9a%d0%b0/
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Komuna praktikon shpërndarjen e informacioneve me publiku përmes takimeve formale dhe joformale me qytetarët, si dhe përmes mediumeve dhe rrjeteve sociale TV 3 Dibër, Koha, https://www.facebook.com/watch/?v=690251878791832 https://www.koha.mk/kujdesi-ndaj-te-moshuarve-te-vazhdoje-edhe-gjate-2023-es/?fbclid=IwAR1dJsdzS61w9UWUk7iFHs4aT8lQ9dYFu2hlFe4N5XWVpFgdJMV63OMl_uU
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Komuna praktikon shpërndarjen e informacioneve me qytetarët përmes grupeve joformale, si dhe përmes bisedave individuale joformale. Pjesëmarrësit në fokus grupe (ofruesit e shërbimeve dhe përdoruesit e shërbimeve) dhe banorët e vendbanimeve.
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Komuna i përfshin qytetarët por konsultimet me qytetarët nuk i formalizon dhe nuk i evidenton në dokumentacione. Kryetari i komunës duke caktuar takime me telefon ose me e-mail realizon takime individuale me banorët çdo ditë prej 08:00 deri në ora 16:00. Ueb faqja e komunës https://merkezjupa.gov.mk/category/%d0%b8%d0%bd%d1%84%d0%be%d1%80%d0%bc%d0%b0%d1%86%d0%b8%d0%b8/ dhe banorët e komunës qendra Zhupë.
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Qytetarët ata nuk praktikojnë të dorëzojnë kërkesa oficiale deri në komunë, por këtë e bëjnë në mënyrë joformale. Banorët e komunës Qendra Zhupë, kryetari i komunës Qendra Zhupë dhe përdoruesit e shërbimeve - fokus grupe.
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Në rast nevoje qytetarët praktikojnë mobilizim dhe solidaritet kur flitet për ndihmë ndaj më të vjetërit dhe për persona të brishtë, qoftë në bazë miqësore ose lidhje familjare (sigurim të barnave, pagesa të faturave, ndërhyrje mjekësore etj.) Pjesëmarrësit në fokus grupe (ofruesit e shërbimeve dhe përdoruesit e shërbimeve) dhe banorët nga vendbanimet e Qendrës Zhupë.
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Po Komuna organizon tubime publike por rrallë herë i promovon ato duke marrë parasysh që nuk dëshirojnë të gjithë qytetarët të eksponohen publikisht. Pjesëmarrësit në fokus grupe (ofruesit e shërbimeve dhe përdoruesit e shërbimeve) dhe banorët nga vendbanimet e Qendrës Zhupë.
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Mundësitë ekzistojnë, por banorët nga vendbanimet e Qendrës Zhupë nuk praktikojnë dhe as nuk janë mjaftueshëm të edukuar për përdorimin e mjeteve të tilla. Pjesëmarrësit në fokus grupe (ofruesit e shërbimeve dhe përdoruesit e shërbimeve) dhe banorët nga vendbanimet e Qendrës Zhupë. https://merkezjupa.gov.mk/%d0%bf%d1%80%d0%b8%d1%98%d0%b0%d0%b2%d0%b8-%d0%bf%d1%80%d0%be%d0%b1%d0%bb%d0%b5%d0%bc/
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Kryetari i komunës duke caktuar takime me telefon ose me e-mail realizon takime individuale me banorët çdo ditë prej 08:00 deri në ora 16:00. Qytetarët
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Banorët nuk praktikojnë dhe mundësitë janë të vogla për të organizuar qasje dhe avokim për çështjet me prioritet dhe me interes të përbashkët. Kryetari i komunës -Qendra Zhupë dhe banorët e komunës -Qendra Zhupë.