Ndihmë dhe kujdes në shtëpinë për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara

Me këtë iniciativë do të monitorohet premtimi zgjedhor “Ndihmë dhe kujdes në shtëpinë për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara”, që është pjesë e programit komunal për vitin 2023. Ky projekt ka filluar të zbatohet në fillim të vitit 2022 dhe sipas programit të zgjedhjeve lokale të fundit planifikohet faza e dytë e realizimit në vitin 2023. Projekti ka rëndësi të veçantë për popullatën lokale sepse bëhet fjalë për grupin e margjinalizuar si një kategori specifike e qytetarëve nga komunitetet me pakicë, të moshuarit, të pafuqishmit. Personat janë të vetëm dhe të pafuqishëm si dhe me nevojë të madhe për përkujdesje nga një person tjetër, sepse shumica e të rinjve kanë emigruar në vendet e Evropës Perëndimore. Përmbushja e këtij premtimi do t’ua lehtësojë jetën e përditshme dhe do t’u mundësojë të bëjnë një jetë më dinjitoze. Rezultatet e fituara nga monitorimi do të shpërndahen deri te publiku nëpërmjet: shpërndarjes së materialeve informative, debat publik, fushata në mediat sociale.

Zbatues
Shoqata Radika-DE – Dibër
Vendndodhja
Centar Župa
Buxheti
172000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Projekti është tashmë në e fazën e dytë të realizimit. Lënda e monitorimit është viti 2023. Koordinatori për mundësi të barabarta i NjVL – Qendër Zhupa dhe sekretar i O.O. në kryqin e kuq Dibër.
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet N/A Prokurimi është bërë në vetë fillimin e implementimit të projektit. Pikërisht tani monitorohet faza e dytë Sekretari i Kryqit të kuq- Dibër
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Janë mbajtur takime informative të cilat kanë qenë joformale dhe prandaj nuk ka asnjë shpallje publike për ata. Koordinatori për shërbime, Koordinatori për mundësi të barabarta i NjVL – Qendër Zhupa.
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po Është përgatitur një plan për realizimi e fazës së dytë të projektit sipas të cilit realizohen aktivitetet. Koordinatori për shërbime. Sekretari i Kryqit të kuq - Dibër
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Janë siguruar të gjitha parakushtet e nevojshme qysh nga faza e parë dhe aktualisht vazhdon me realizimi e të gjitha aktiviteteve. Koordinatori për shërbime. Sekretari i Kryqit të kuq - Dibër
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Projekti është në rrjedhë në vazhdimësi dhe aktualisht ka 50 përdorues që marrin shërbime nga ana e 12 kujdestarëve/ kujdestareve. Koordinatori për shërbime, Sekretari i Kryqit të kuq - Dibër
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Rezultatet janë të dukshme sidomos tek përdoruesit e shërbimeve të cilët çdo ditë marrin shërbimet dhe shprehin kënaqësinë e tyre. Fokus grupe me përdoruesit dhe ofruesit e shërbimeve, Koordinatori për shërbime.
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Јо Financimi është sipas marrëveshjes dhe për momentin nuk ka asnjë mangësi në fondet Koordinatori për shërbime, përgjegjës për financa në komunën Qendër Zhupa, Përfaqësues nga njësia rajonale në qendër për punë sociale - Dibër.
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Të gjitha parakushtet bazë janë përmbushur. Koordinatori për shërbime, Përfaqësues nga njësia rajonale në qendrën për punë sociale - Dibër.
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Premtimi zgjedhor edhe më tej vazhdon të jetë prioritet duke marrë parasysh që trendi i migrimit edhe më tej vazhdon kurse të moshuarit mbeten pa kujdes shtëpiak. Koordinatori për shërbime, Përfaqësues nga njësia rajonale në qendrën për punë sociale - Dibër.
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Projekti vazhdon me realizimin. Tani për tani nuk kemi informacione për kontrollim nga inspekcioni, hetim ose ngjashëm. Koordinatori për shërbime, Përfaqësues nga njësia rajonale në qendrën për punë sociale - Dibër.
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Nuk ka stagnimi të aktiviteteve, kujdestarët vazhdojnë me aktivitetet e tyre. Koordinatori për shërbime, Përfaqësues nga njësia rajonale në qendrën për punë sociale - Dibër.
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Informacione të reja nuk ka përveç asaj që është shpallur në fazën e parë të projektit ueb faqja e komunës https://merkezjupa.gov.mk/, Facebook faqja Kryqit të kuq - Dibër https://www.facebook.com/redcrossdebar
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Me paraqitjen e Kërkesës për informacione me karakter publik deri te komuna Qendër Zhupa dhe / ose te Kryqi kuq - Dibër mund merren informacione për Statusin e premtimit zgjedhor. Koordinatori për shërbime, Sekretari i Kryqit të kuq - Dibër
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Informacioni për Statusin e premtimit zgjedhor zakonisht ndahen përmes takimeve joformale dhe bisedave me kryetarin e komunës ose koordinatorin për shkak se qytetarët nuk kanë praktikë të paraqiten në mënyrë formale drejt autoriteteve Koordinatori për shërbime, Kryetar i komunës Qendër Zhupa
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për komunë të vogël takimet formale zakonisht nuk praktikohen prandaj pjesa më e madhe e takimeve dhe komunikimi me autoritetet janë joformale. Koordinatori për shërbime, kryetari i komunës Qendër Zhupa, përdoruesit e shërbimeve - nga fokus grupet
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Komuna është plotësisht e hapur për bashkëpunim me qytetarët por ata nuk shfaqin interes të mjaftueshëm për përfshirjen e tyre në vendimmarrje Koordinatori për shërbime, Kryetar i komunës Qendër Zhupa.
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Nuk është dorëzuar iniciativë nga ana e qytetarëve për arsye të mosekzistencës së praktikës për qasje të organizuar dhe për përfaqësim Kryetar i komunës Qendër Zhupa. pjesëmarrës në fokus grupet.
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Në mënyrë joformale në linje fqinjësore ose familjare qytetarët përfshihen në realizimin e aktiviteteve dhe në asistencën e të moshuarve sipas kërkesave të tyre Koordinatori për shërbime, pjesëmarrës në fokus grupet
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Qytetarët shumë pak marrin pjesë në tubime dhe debate publike përveç gjatë kampanjave kur i organizojnë partitë politike. Kjo është gjithashtu një nga arsyet pse të njëjtat nuk organizohen. Koordinatori për shërbime, pjesëmarrës në fokus grupet
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Mundësitë ekzistojnë por qytetarët nuk kanë mjaft aftësi për përdorimin e IKT-së, në veçanti kategoria e të moshuarve që pikërisht tani janë me numër më të madh. Koordinatori për shërbime, pjesëmarrës në fokus grupet. Kryetar i komunës Qendër Zhupa. https://merkezjupa.gov.mk/%d0%bf%d1%80%d0%b8%d1%98%d0%b0%d0%b2%d0%b8-%d0%bf%d1%80%d0%be%d0%b1%d0%bb%d0%b5%d0%bc/
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Komuna ka shpallur se kryejnë pranim të qytetarëve çdo ditë nga ora 08:00 deri në ora 16:00 me caktim të takimit paraprak me telefon. Por qytetarët nuk shfaqin interes të mjaftueshëm përveç për nevoja personale ueb faqja e komunës Qndër Zhupa. https://merkezjupa.gov.mk/category/%d0%b8%d0%bd%d1%84%d0%be%d1%80%d0%bc%d0%b0%d1%86%d0%b8%d0%b8/
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Si mundësi ekziston megjithatë e njëjta nuk është e përdorur nga ana e qytetarëve Kryetar i komunës Qendër Zhupa