Të rinjtë kanë të drejtën e hapësirës së tyre për sport dhe rekreacion

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i çështjes kryesore lidhur me sallën sportive në komunën e Shuto Orizarës. Edhe pse është ndërtuar salla sportive, ajo nuk është hapur dhe vënë në funksionim. Aktivitetet kryesore për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: tryezën e rrumbullakët me faktorët e prekur dhe përfaqësuesit e komunës; fushatën lokale të prezantimit të rezultateve për aktivitetet e monitoruara dhe aktivitetet tjera duke i bërë presion vetëqeverisjes lokale dhe rritjen e mobilizimit të komunitetit të prekur.

Temë e monitorimit lokal janë aktivitetet e komunës për vënien në funksion të sallës së ndërtuar sportive.

Zbatues
Shoqatë rome e grave dhe të rinjve „Luludi“ Shkup
Vendndodhja
Skopje, Shuto Orizarë
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet N/A Salla është ndërtuar tashmë dhe punohet në rregullimin e jashtëm dhe qasjen tek e njëjta. E dukshme në terren
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet N/A Nuk ka informacion për procesin e furnizimeve publike. Salla është ndërtuar tashmë.
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Qytetarët
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës N/A Objekti është ndërtuar tashmë. E dukshme në terren
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) N/A Objekti është ndërtuar tashmë. E dukshme në terren
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Po kryhen punimet ndërtimore për qasjen rrugore, shtigjet, gjelbërimin, arranzhimin dhe hapësirën e parkimit përreth sallës dhe salla është e pajisur nga brenda. E dukshme në terren
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Po kryhen punimet ndërtimore për qasjen rrugore, shtigjet, gjelbërimin, arranzhimin dhe hapësirën e parkimit përreth sallës dhe salla është e pajisur nga brenda. E dukshme në terren
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Јо Në programin për sport dhe rekreacion është parashikuar buxheti për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e terreneve sportive si dhe për mbështetjen e klubeve sportive. Përgjigje për kërkesë për informacione me karakter publik - programi për sport dhe rekreacion
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Pyetësori i përgjigjeve për institucionet i dorëzuar nga organizata Luludi - përgjigje nga kryetari i komunës së Shuto Orizarës.
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Këtë periudhë salla është prioritare, në proces është rregullimi i oborrit të sallës, është ndërtuar parkingu. Person përgjegjës për urbanizëm i komunës së Shuto Orizarës
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Nuk është ndalur, vijon ndërtimi përfundimtar. Kryetari i komunës së Shuto Orizarës.
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Nuk ka ngecje Kryetari i komunës së Shuto Orizarës.
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Në ueb faqen e komunës së Shuto Orizarës nuk ka informacion për statusin e premtimit zgjedhor. Ueb faqja e komunës
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Përgjigjet të kërkesave të njëjta nuk ishin të plota dhe të qarta, është marrë: Vendim për programet e miratuara, programi urbanistik i komunës së Shuto Orizarës v. 2022 dhe programi për sport dhe rekreacion i komunës së Shuto Orizarës v. 2022. Dy kërkesa për informacione me karakter publik janë dorëzuar në komunën e Shuto Orizarës nga organizata Luludi që e monitoron premtimin zgjedhor
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Organizata që monitoron premtimin zgjedhor ka marrë informacion për statusin e premtimit nga personat kompetent, përkatësisht nga personi për urbanizëm i komunës së Shuto Orizarës. Shoqata rome për gra dhe të rinj LULUDI Shkup e cila e monitoron premtimin zgjedhor
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Јо Qytetarët e komunës së Shuto Orizarës nuk kanë infromacione të mjaftueshme. Konform anketës 123 qytetarë u përgjigjën se nuk janë të informuar. Analiza e gjendjes së mos (funksionalitetit) të sallës sportive në komunën e Shuto Orizarës.
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо SHRGR Luludi ka kryer një hulumtim terreni në mesin e qytetarëve të komunës. Hulumtimi i terrenit u zhvillua duke plotësuar një pyetësor. Janë marrë 198 pyetësorë të përgjigjur. Hulumtim terreni i Luludit
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Qytetarët nuk janë të informuar mjaftueshëm dhe këto janë arsyet pse nuk e kanë paraqitur iniciativën për të marrë pjesë në vendimet. Hulumtim terreni i Luludit
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Јо (MK) / Hulumtim terreni i Luludit
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Nuk ka mbajtur ngjarje publike për këtë çështje. Kryetari i komunës së Shuto Orizarës
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Јо Ueb faqja e komunës së Shuto Orizarës https://sutoorizari.gov.mk/
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Çdo të premte, prej 10:00 - 15:00 qytetarët mund të realizojnë takim varësisht nga nevojat e tyre. Ueb faqja e komunës së Shuto Orizarës https://sutoorizari.gov.mk/
      4.4 Iniciativat qytetare N/A Nuk ka informacione për iniciativa qytetare të parashtruara për këtë çështje.