Të rinjtë kanë të drejtën e hapësirës së tyre për sport dhe rekreacion

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i çështjes kryesore lidhur me sallën sportive në komunën e Shuto Orizarës. Edhe pse është ndërtuar salla sportive, ajo nuk është hapur dhe vënë në funksionim. Aktivitetet kryesore për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: tryezën e rrumbullakët me faktorët e prekur dhe përfaqësuesit e komunës; fushatën lokale të prezantimit të rezultateve për aktivitetet e monitoruara dhe aktivitetet tjera duke i bërë presion vetëqeverisjes lokale dhe rritjen e mobilizimit të komunitetit të prekur.

Temë e monitorimit lokal janë aktivitetet e komunës për vënien në funksion të sallës së ndërtuar sportive.

Zbatues
Shoqatë rome e grave dhe të rinjve „Luludi“ Shkup
Vendndodhja
Skopje, Shuto Orizarë
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet N/A Salla tashmë është ndërtuar dhe punohet mbi rregullimin e jashtëm dhe qasje në të njëjtën I dukshëm në teren
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet N/A Nuk ka informata lidhur me procesin e prokurimit publik lidhur me projektin. Mobilizuesit
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Nuk mbahen takime informative dhe takime me palët e interesuara lidhur me çështjen që është subjekt monitorimi Person përgjegjës i urbanizmit në Komunën e Shuto Orizarës
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës N/A Objekti tashmë është ndërtuar. I dukshëm në teren
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Јо Salla e sportit edhe pse është ndërtuar disa vite më parë në fushatën e Qeverisë së atëhershme për ndërtimin e terreneve sportive, ajo ende nuk është vënë në përdorim. Ka pengesa lidhur me pronësinë e tokës që është ende në zotërim të Qeverisë Kryetari i komunës Këshilltarët https://www.youtube.com/watch?v=o8QJo9-5O-Y
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor N/A Nuk ka aktivitete të reja në mujain prill. Dukshëm në teren
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor N/A Objekti është ndërtuar, palestra është e pajisur përbrenda, ka filluar dekorimi i jashtëm, por palestra ende nuk është vënë në përdorim. E dukshme në terren
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Në programin për sport dhe rekreacion është parashikuar buxheti për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e terreneve sportive, si dhe për mbështetjen e klubeve sportive. Sipas deklaratave të punonjësve në komunë, komuna ka paraparë buxhetin, por ka mungesë mjetevesh Person përgjegjës i urbanizmit në Komunën e Shuto Orizarës
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Po Probleme të pazgjidhura urbanistike, toka është ende në pronësi të Qeverisë Kryetari i Komunës së Shuto Orizarit, Këshilltarët https://www.youtube.com/watch?v=o8QJo9-5O-Y
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Salla mbetet prioritet, në proces është rregullimi i oborrit të shkollës, është bërë parkingu dhe punohet në zgjidhjen e pengesave Person përgjegjës i urbanizmit në Komunën e Shuto Orizarës
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Projekti nuk është ndërprerë për ato shkaqe. Person përgjegjës i urbanizmit në Komunën e Shuto Orizarës
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Projekti nuk stagnon, edhe pse sipas kryetarit të komunës hapja e sallës është kompetencë e komunës, por sipas kryetarit të Këshillit, ende nuk është bërë dorëzimi nga ana e Qeverisë (Agjencia për Rini dhe Sport) . Analizë e gjendjes së mos(funksionalitetit) të sallës sportive në komunën e Shuto Orizarit nga Shoqata Rome për gratë dhe të rinjtë LULUDI Shkup, e cila monitoron premtimin zgjedhor. https://luludi.mk/wp-content/uploads/2020/07/Luludi-istrazuvanje-sportska-sala-Final-version-17022023-MKD.pdf?fbclid=IwAR0GNaYvZb6DQnrlgQq3LXLmJRDzO_Ikq0YzpGQ2qCL7wtzEGLqrbtXXTNc https://www.youtube.com/watch?v=o8QJo9-5O-Y
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Në faqen e komunës së Shuto Orizarit nuk ka informata lidhur me statusin e projektit. Faqja nuk përditësohet rregullisht. ueb faqja e komunës https://sutoorizari.gov.mk/
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Përgjigjet në kërkesat e njëjta nuk kanë marrë përgjigje të plotë dhe të qartë, është pranuar: Vendimi për programet e miratuara, programi urbanistik i komunës së Shuto Orizarit 2022 dhe programi për sport dhe rekreacion i komunës së Sh O, v. 2022. Dy kërkesa për informacion me karakter publik janë dorëzuar në komunën e Shuto Orizarit nga organizata Luludi që monitoron premtimin zgjedhor.
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Organizata që monitoron premtimin zgjedhor ka marrë informacion për statusin e premtimit nga personat kompetentë, përkatësisht nga personi për urbanizëm i komunës së Shuto Orizarit. Shoqata rome për gra dhe rini LULUDI Shkup, e cila monitoron premtimin zgjedhor
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Јо Qytetarët e komunës së Shuto Orizarit nuk posedojnë informata të mjaftueshme, 123 (61%) janë përgjigjur se nuk janë të informuar në lidhje me statusin e premtimit zgjedhor. Analizë e gjendjes së mos(funksionalitetit) të sallës sportive në komunën e Shuto Orizarit nga Shoqata Rome për gratë dhe të rinjtë LULUDI Shkup, e cila monitoron premtimin zgjedhor. https://luludi.mk/wp-content/uploads/2020/07/Luludi-istrazuvanje-sportska-sala-Final-version-17022023-MKD.pdf?fbclid=IwAR0GNaYvZb6DQnrlgQq3LXLmJRDzO_Ikq0YzpGQ2qCL7wtzEGLqrbtXXTNc
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet N/A Sipas përgjigjes së kryetarit të komunës në hulumtimin, qytetarët janë përfshirë (klubet sportive), mirëpo 61% të qytetarëve janë përgjigjur se nuk janë aspak të informuar me atë se komuna duhet të hapë sallën Kryetari i Komunës së Shuto Orizarës Analizë e gjendjes së mos(funksionalitetit) të sallës sportive në komunën e Shuto Orizarit nga Shoqata Rome për gratë dhe të rinjtë LULUDI Shkup, e cila monitoron premtimin zgjedhor https://luludi.mk/wp-content/uploads/2020/07/Luludi-istrazuvanje-sportska-sala-Final-version-17022023-MKD.pdf?fbclid=IwAR0GNaYvZb6DQnrlgQq3LXLmJRDzO_Ikq0YzpGQ2qCL7wtzEGLqrbtXXTNc
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Qytetarët nukcjanë të informuar sa duhet kështu që këto janë arsyet pse ata nuk kanë paraqitur iniciativë për të marrë pjesë në vendime Analizë e gjendjes së mos(funksionalitetit) të sallës sportive në komunën e Shuto Orizarit nga Shoqata Rome për gratë dhe të rinjtë LULUDI Shkup, e cila monitoron premtimin zgjedhor https://luludi.mk/wp-content/uploads/2020/07/Luludi-istrazuvanje-sportska-sala-Final-version-17022023-MKD.pdf?fbclid=IwAR0GNaYvZb6DQnrlgQq3LXLmJRDzO_Ikq0YzpGQ2qCL7wtzEGLqrbtXXTNc
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Јо Analizë e gjendjes së mos(funksionalitetit) të sallës sportive në komunën e Shuto Orizarit nga Shoqata Rome për gratë dhe të rinjtë LULUDI Shkup, e cila monitoron premtimin zgjedhor https://luludi.mk/wp-content/uploads/2020/07/Luludi-istrazuvanje-sportska-sala-Final-version-17022023-MKD.pdf?fbclid=IwAR0GNaYvZb6DQnrlgQq3LXLmJRDzO_Ikq0YzpGQ2qCL7wtzEGLqrbtXXTNc
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Nuk janë mbajtur ngjarje publike për këtë temë Kryetar i komunës së Shuto Orizarit
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Јо Nuk ekziston mundësia e pjesëmarrjes elektronike, madje as ueb faqja nuk është e përditësuar qëmoti. Ueb faqja e komunës së Shuto Orizarit https://sutoorizari.gov.mk/
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Çdo të premte, nga ora 10:00 deri në orën 15:00, qytetarët mund të realizojnë takim varësisht nga nevojat e tyre. Në muajin mars nuk ka informata nëse është hapur diskutim mbi çështjen e monitoruar Ueb faqja e komunës së Shuto Orizarit https://sutoorizari.gov.mk/
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Nuk janë dorëzuar iniciativa qytetare lidhur me këtë çështje Kryetari i komunës