Komunë sipas kërkesave të të rinjve

Me këtë iniciativë kryhet monitorimi i formimit të Këshillit rinor lokal në komunën e Strumicës si trup përfaqësues i të rinjve që është përgjegjës për krijimin dhe avancimin e politikave për të rinjtë, si dhe për pjesëmarrjen e forcuar të të rinjve në proceset e krijimit të politikave dhe marrjes së vendimeve në nivelin lokal. Ky premtim u pat dhënë gjatë zgjedhjeve të vitit 2021. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: pasqyrimin e aktorëve lokalë dhe përcaktimin e arsyeve pse nuk janë përmbushur premtimet zgjedhore; barometrin për pjesëmarrjen e të rinjve në komunën e Strumicës; fushatën për ngritjen e vetëdijes publike kah rinitarët; dokument i shkurtër për politika – rekomandime për ballafaqimin me problemin; tryezë të rrumbullakët me udhëheqësinë e komunës.

Temë e monitorimit lokal janë aktivitetet e komunës për themelimin e këshillit lokal rinor.

Zbatues
Shoqatë e qytetarëve, Qendër për hulumtime dhe analizë „NOVUS“ - Strumicë
Vendndodhja
Strumica
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Është miratuar vendimi për zbatimin e projektit, por shpallja ende nuk është publikuar. Zyrtari për të rinjtë e komunës së Strumicës
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet N/A nuk ka nevojë për prokurim publik për këtë projekt
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Zyrtari për të rinjtë e komunës së Strumicës
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Nuk është krijuar një plan konkret, por komuna punon në bazë të manualit për këshilla rinore loкale Zyrtari për të rinjtë e komunës së Strumicës
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Јо Ende nuk është publikuar thirrja publike dhe nuk është krijuar bordi i këshillit Zyrtari për të rinjtë e komunës së Strumicës
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Јо Ende nuk kanë filluar aktivitetet konkrete Zyrtari për të rinjtë e komunës së Strumicës
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Zyrtari për të rinjtë e komunës së Strumicës
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Јо Nuk ka nevojë për fonde të mëdha për realizimin e projektit Zyrtari për të rinjtë e komunës së Strumicës
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Të gjitha parakushtet janë plotësuar Zyrtari për të rinjtë e komunës së Strumicës
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Projekti është ende prioritet Zyrtari për të rinjtë e komunës së Strumicës
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Projekti nuk është ndërprerë Zyrtari për të rinjtë e komunës së Strumicës
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Nuk ka stagnim Zyrtari për të rinjtë e komunës së Strumicës
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Ekzistojnë informata vetëm për këshillin e mëparshëm rinor Ueb-faqja e komunës (https://strumica.gov.mk/)
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Ekziston sistem për Kërkesa për qasje në informata të karakterit publik, por nuk ka informacion mbi përdorimin e të njëjtit për këtë çështje Ueb-faqja e komunës- Kontakt për Kërkesa për qasje në informata të karakterit publik (https://strumica.gov.mk/informacii-od-javen-karakter/)
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Zyrtari për të rinjtë e komunës së Strumicës
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Zyrtari për të rinjtë e komunës së Strumicës
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet N/A Nuk ka informata
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet N/A Nuk ka informata
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Јо Zyrtari për të rinjtë e komunës së Strumicës
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Po Këshilli rinor lokal përmendet në tubimin publik gjatë formulimit të strategjisë lokale për të rinjtë.
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Sistemet ekzistojnë dhe qytetarët do të kenë mundësi të anëtarësohen në mënyrë elektronike pas shpalljes së thirrjes. Ueb-faqja e komunës (https://strumica.gov.mk/)
      4.3 Ditët e hapura të komunës Јо Komuna zhvillon takime individuale me qytetarët të cilat kanë nevojë. Zyrtari për të rinjtë e komunës së Strumicës
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Komuna mbështet iniciativat civile, por që tani nuk është ndërmarrë iniciativë civile për këtë çështje Zyrtari për të rinjtë e komunës së Strumicës